Serbia rrezikon Schengenin

Regjimi i udhëtimit pa viza për Serbinë mund të pezullohet në qershor, për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve me pasaporta serbe, të cilët kërkojnë azil në shtetet e BE-së, shkruan gazeta serbe “Politika”, duke u mbështetur në burime diplomatike në Bruksel.
Mundësia e suspendimit të përkohshëm të regjimit pa viza për qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë do të shqyrtohet më 24 shkurt, në mbledhjen e radhës së ministrave të Punëve të Brendshme dhe Jurisprudencës të BE-së dhe me iniciativë të Francës e Holandës.
Sipas informatave të gazetës serbe, ministrat nuk do të vendosin në mbledhjen e ardhshme për suspendim të përkohshëm, por për mundësinë që suspendimi të aplikohet sipas procedurës së shkurtër, nëse për këtë është e nevojshme.
Arsyeja më e qenësishme për këtë iniciativë janë të dhënat zyrtare më të reja të Eurostatit, agjencisë për statistike të BE-së, në të cilat shënohet rritje të azilkërkuesve nga Serbia në shtetet e BE-së.