E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra në referendum për armëmbajtje

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 15:30

Në Zvicër po mbahet referendumi mbi ndalimin e mbajtjes së armëve në shtëpi pas kryerjes së shërbimit ushtarak – një praktikë kjo e cila në këtë vend ekziston që nga viti 1874.

Në këtë mënyrë, partitë e majta dhe organizatat feministë, që janë nismëtare të propozimit, duan të zvogëlojnë numrin e vetëvrasjeve dhe të dhunës në familje.

Zvicra ka shkallën më të lartë të vetëvrasjeve me armë zjarri në Evropë.

Sipas ligjit për armë, çdo person i moshës madhore mund të zotërojë armë personale nën kushte të caktuara.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se familjet zvicerane posedojnë rreth 2 milionë armë, ndërsa 240 mijë sosh nuk janë të regjistruara.

Zvicra ka më pak se tetë milionë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›