Kuba vazhdon lirimin e disidentëve

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 16:30
Qeveria kubane ka liruar dy të burgosur të tjerë politikë. Njëri është gazetar dhe themelues i partisë së ndaluar liberale, Hector Maseda dhe tjetri është mjeshtri i ndërtimtarisë, Angel Moya.
Të dy bëjnë pjesë në një grup prej 75 opozitarësh, të cilët u dënuan në vitin 2003 më 28 vjet burg.
Maseda dhe Moya, sipas informacioneve të aktivistëve për të drejtat e njeriut do të qëndrojnë në Kubë.
Sipas vullnetit të udhëheqjes komuniste, të burgosurit politikë të liruar në fakt duhet të shkonin në Spanjë për të kërkuar azil.
Presidenti i vendit, Raul Castro, ka premtuar lirimin e shumë të burgosurve politikë, pas përpjekjeve për ndërmjetësim, të ndërmarra vitin e kaluar nga Kisha katolike dhe Spanja.