Turizmi, memorandum bashkëpunimi me Kosovën
DURRES - Firmoset në Durrës memorandumi i bashkëpunimit midis Bashkisë dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve. Raportet turistike mes Durrësit dhe shtetit të Kosovës janë të shkëlqyera. çdo vit afro 250 mijë turistë nga trevat e Kosovës vijnë në Durrës gjatë periudhës maj-shtator. E thënë ndryshe, Shqipëria dhe Kosova mund të ndërthurin si s'ka më mirë turizmin bregdetar me atë malor, duke përbërë një treg të sigurt për ekonominë turistike të dy shteteve. Por diskutimet prekën gjerësisht edhe industrinë e lehtë, tregtinë dhe konsumin. Panairi "Ditët e biznesit kosovar" ka mbledhur Durrës përfaqësues të lartë të klasës së sipërmarrjeve kosovare. Ata zhvilluan një takim me krerët lokalë të Bashkisë dhe Qarkut. Panairi "Ditët e biznesit kosovar" do të zgjasë tri ditë dhe ai konsiderohet një rast i shkëlqyer për të mundësuar njohjet reciproke. Mësohet se një kërkesë e palës kosovare ka qenë zgjerimi i kapaciteteve portuale të Durrësit, në mënyrë që ky port të shndërrohet në nyjen kryesore të aktivitetit për sipërmarrjet nga Kosova dhe Maqedonia. o.u