E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dodik kundërshtonHysenin: Bonja nukdo njohë Kosovën

SARAJEVE- Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik e ka hedhur poshtë deklaratën e shefit të diplomacisë kosovare Skënder Hyseni, se Bosnjë-Hercegovina do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Pak ditë më parë, Hyseni deklaroi për një të përditshme në Sarajevë, se Bosnja e Hercegovina së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Dodik ka thënë se paralajmërimi i shefit të diplomacisë kosovare për njohjen e Kosovës nga Bosnja është një iluzion.

Sipas Dodikut, “këto janë ëndrra të shkreta të një ministri të një shteti të vetëshpallur dhe joligjor – të cilat nuk duhen marrë seriozisht”.
“Ju garantoj që një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë”-tha ai. Dodik u shpreh se nuk ka biseduar me përfaqësuesit tjerë të pushtetit në Bosnjë e Hercegovinë rreth kësaj teme sepse, siç tha ai, qëndrimi i Republikës Serbe të Bosnjës është më se i qartë dhe i njohur sa i përket kësaj çështje.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›