E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i 27-të mbi sigurinë globale, kryeministri Sali Berisha niset në Berlin

Në këtë aktivitet kreu i qeverisë, është referuesi kryesor i panelit të darkës, i cili do të trajtojë çështjet më të rëndësishme të sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal Kryeministri Sali Berisha është nisur dje për në Gjermani, për të marrë pjesë në takimin e 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, i cili zhvillohet në Berlin, nga data 4 deri më 7 qershor 2010. Për këtë vit, ky takim trajton temën “Siguria globale, sfidat në rritje”. Takimi organizohet nga Qendra për Studime Strategjike dhe mbështetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani të mëdha si Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj.. Kryeministri Berisha në këtë aktivitet do të jetë sot referuesi kryesor i panelit të darkës, i cili do të trajtojë çështjet më të rëndësishme të sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›