E Diel, 1 Nëntor 2026

3 sportisë elbasanas nëKampionatin Botërortë Peshëngritjes

ELBASAN- Tre peshëngritës elbasanas do të jenë pjesë e kampionatit botëror të peshëngritjes në Sofje të Bullgarisë. Në këte aktivitet Shqipëria do të përfaqësohet me peshëngritësit Briken Calja në peshën 69 kg, Daniel Godelli po në këtë peshë dhe Hysen Pulaku në peshën 77 kg.

Gjatë kësaj fundjave stërvitja e tyre është ndjekur dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, të cilët kanë vlerësuar parapërgatitjen duke shpresuar në rezultate pozitive.

Tre sportistët do jenë pjesë e garës që do të zhvillohet në datat 11 deri në 20 qershor të këtij viti ndërkohë që pjesëmarrëse janë 187 shtete. Nga ana e tyre drejtuesit e Federatës kanë ofruar mbështetjen e plotë ndaj peshëngritësve, me qëllim arritjen e një përfaqësimi të denjë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›