Dogana, 1 miliarde dollare arketime

Keshtu te dhenat e fundit flasin per nje nivel arketimi ne total per 11-mujorin ne rreth 1 miliard dollare, me nje rritje prej 0.1 perqindesh. Krahasuar me realizimin faktik te te ardhurave per te njejten periudhe te nje viti me pare (janar - nentor 2007) rritja eshte 14 per qind ose rreth 115 milione dollare me shume.
Nderkaq, zhdoganimi i mallrave te akcizes ka vijuar me rritje ne disa zera. Konkretisht, artikulli cigare gjate periudhes janar-nentor 2008, ka pasur nje volum zhdoganimi me nje rritje prej rreth 19 perqindesh krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.
Keshtu jane zhdoganuar 3.720 tone cigare krahasuar me 3.126 tone te zhdoganuara gjate 2007-es. Karburantet kane pasur rritje te lehte zhdoganimi, me rreth 3 per qind.
Doganat raportojne se jane zhdoganuar 384.925 tone karburante nga 374.325 tone te regjistruara ne vitin e kaluar. Po ashtu kafeja rezultoi me rritje ne masen 4 per qind, ndersa birra jane zhdoganuar 30.819 hektolitra ose 11 per qind me shume.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code