E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogana, 18 subjekte nuk shlyejnë detyrimet

ELBASAN-Dega e Doganës në Elbasan konfirmon se ka nisur procedimi në Gjykatë për subjektet që nuk kanë shlyer detyrimet e prapambetura. Mësohet se shuma që këto subjekte i detyrohen këtij institucioni është 1 miliardë lekë. Ky borxh që firmat private kanë akumuluar në periudhën 1997-2004 ka bërë që ky institucion, nëpërmjet zyrës juridike, të fillojë procedurat duke iu drejtuar organit gjyqësor dhe më pas përmbarimit për të vjelë këtë sasi të konsiderueshme lekësh. Sipas të dhënave nga ky institucion, numri i subjekteve është 18 dhe për takanë akumuluar në periudhën 1997-2004. Sipas të dhënave nga ky institucion numri i debitorëve ka shënuar ulje, por me gjithë këtë sërish shuma që ata i detyrohen shtetit është e madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›