E Diel, 1 Nëntor 2026

Tigabu ish-mesuesja qe u ngjalli shprese dhe u dha mbeshtetje miliona etiopianeve

Personazh

Quhet Tigabu. Eumlshte nga Etiopia dhe prodhon filma vizatimore per te edukuar femijet afrikane. Per kete ka marre edhe nje cmim nderkombetar qe u jepet atyre qe me punen dhe krijimtarine e tyre ndihmojne ne permiresimin e jetes se brezave te ardhshem.

Pas buzeqeshjes qe i nxjerr ne pah dhembet e bardhe fshihet energjia e lashte e tokes se saj. Nga Etiopia Tigabu ka marre fluturimin per ne Lozane te Zvicres per te terhequr nje cmim shume te rendesishem Rolex qe per here te pare u jepet Laureateve te rinj 5 te rinjve qe jane autore dhe krijues te disa prej projekteve me novative te planetit te konceptuar per te permiresuar jeten e brezave te ardhshem. Ish-mesuesja e shkolles fillore aktualisht 29 vjec eshte rritur se bashku me prinderit dhe dy vellezerit e saj ne lagjen me te varfer te kryeqytetit te vendit Adis Abeba. Sot ajo eshte shefja e nje shtepie prodhimi televizive Whiz Kids Workshop te cilen e ka themeluar 5 vjet me pare se bashku me te shoqin ne bashkepunim me te cilin realizon Tsesasi deshiron qe te mesoje nje shfaqje per femije me kukulla ose me kartone qe mban mberthyer pas ekranit te televizorit 5 milione femije qe ndodhen ne kryeqytet dhe ne rrethinat e tij.

Tsesasi qe ne amariko gjuha kombetare etiopiane do te thote drite e shkelqyer eshte gjirafa femer e re dhe shume kurioze qe u shpjegon femijeve dhe familjeve rendesine e higjienes personale dhe parandalimin e semundjeve i ndihmon qe te dallojne qe ne faze te hershme simptomat e ketyre semundjeve dhe te kuptojne shkaqet e semundjeve. Ne Etiopi cdo vit mbi 300 mije femije nen moshen 5-vjecare vdesin per shkak te semundjeve ngjitese kryesisht malaries por edhe pneumonise kequshqimit. Sipas te dhenave te OKB-se ne lidhje me vdekshmerine foshnjore ne bote ne pese vendet rreth Etiopise qe konsiderohen si me te varfrat dhe me problematiket ne kontinent eshte perqendruar gjysma e vdekjeve te te miturve te planetit. Eumlshte nje gjenocid i heshtur qe ndodh ne syte indiferente te opinionit publik nderkombetar.

Ne vendin tim femijet kane mundesine e arsimimit falas vetem pasi kane mbushur 7 vjec shpjegon sipermarresja e re para nje audience nderkombetare ne sallen ku ka shkuar per te terhequr cmimin. Por para asaj moshe per shkak te varferise se madhe prinderit e kane shume te veshtire qe ti cojne femijet ne cerdhe dhe kopshte private pra nuk mund te behet fjale per arsim parashkollor. Keshtu pjesa dermuese e femijeve nen 7 vjec qendron ne shtepi vertitet rrugeve dhe kur eshte koha per te shkuar ne shkolle per ta eshte teper vone per te mesuar gjerat elementare te ekzistences. Permes programit tone ne kemi menduar qe ta mbushim me sa te mundemi kete boshllek thote 29-vjecarja. Per te hyre ne zemren dhe ne mendjen e bashkekombesve te saj autorja perdor edhe ironine dhe humorin dhe kete e ben permes nje produkti te bere teresisht ne shtepi. Cdo episod i filmit xhirohet ne sallonin e shtepise se saj. Ajo fut krahun e saj ne nje corape te verdhe duke u shnderruar keshtu ne nje gjirafe te bukur qe i jep levizje te zhdervjelleta dhe zerin e saj paksa te transformuar. Dy kusherinj te saj merren me kameren dhe me kompozimin e muzikes qe duhet per kete shfaqje. Madje ne stafin e punes ben pjese edhe vajza e saj dyvjecare. Spektakli lindi 6 vjet te shkuara nga nje ide e imja dhe e bashkeshortit tim. Ne ate kohe jepja mesim ne shkollen fillore. Por gjithmone kam pasur deshire qe te isha kreative ne punen me femijet dhe cdo pasdite duhet qe te mendohesha se cfare gjetje te re duhet tu ofroja te nesermen femijeve ne shkolle. Ne kete menyre nga nje fantazi ne tjetren arritem qe te realizonim episodin e pare te shfaqjes permes se cilit u treguam nxenesve se si duhet te silleshin me me te rriturit. Vume re nje interes te jashtezakonshem nga ana e tyre. Te gjithe e pelqyen gjetjen tone dhe kjo na beri qe te mendonim per episode te tjera. Gjirafa ishte nje gjetje e zgjuar sepse ajo eshte nje kafshe kjo vetem elegante por edhe shume e qete dhe paqesore dhe nder te tjera edhe inteligjente. Ne filmin tone ajo ka nje karakter te adhurueshem. Eumlshte kurioze kerkon qe te mesoje gjera dhe te perhape dijen e saj. Per sa u perket argumenteve per te cilat flasim ne serite e ketij filmi me pare jemi konsultuar edhe me specialiste te fushave te ndryshme dhe psikologe te femijeve per te fjetur menyren me te mire te komunikimit te vlerave permes kukullave ne menyre qe femijeve tu nguliten idete me te rendesishme. Fillimisht menduam qe duke qene se situata shendetesore pra e higjienes eshte shume me e keqe se ajo e te nxenit ateheree gjithcka duhej nisur pikerisht nga kjo teme. Per te zhvilluar dialoge bashkepunojme shume edhe me prinderit te cilet i therrasim ne nje tryeze te rrumbullaket per tu marre mendim por pjese e tryezes jane edhe mjeket te rinj mesues te tjere edukatore e njerez te kategorive te ndryshme. Gjithsecili shpreh mendimin e vet dhe ne fund te gjitha jane te vlefshme. Me te mbaruar xhirimin shkojme neper shkolla dhe ua transmetome femijeve. Reagimi i tyre eshte thelbesor. Ata komentojne me njeri-tjetrin nxjerrin ne dukje pikat me te rendesishme shpesh edhe debatojne. Me pas keto filma i kemi projektuar edhe ne spitalet e femijeve si dhe ne kampet e refugjateve. Jo rralle marrim me vete nje televizor dhe bejme turne neper zonat e thella rurale ku nuk kane aparate televizive dhe ua shfaqim femijeve qe i presin fillimisht me habi. Cmimi Rolex qe sapo ka marre me vlere 50 mije dollare do ti sherbeje 29-vjecares qe te prodhoje 6 episode te reja. Nderkaq ajo eshte duke punuar edhe per nje variant radiofonik te ketyre serive i cili mund te ndikoje ne jeten e 26 milione njerezve qe kane aparate radioje. Dhe ne te ardhmen ajo deshiron qe ta perktheje serialin ne shume gjuhe te kontinentit per ta shperndare ne te gjitha shtetet e tjera ne te cilat femijet hasin te njejten varferi braktisje dhe situate te rende si edhe ne Etiopi. Vete ish-mesuesja eshte nje shembull i forces dhe kembengules. Me karakterin e saj ajo ia ka dale qe te kaloje shume pengesa qe dukeshin te pakapercyeshme dhe keshtu do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›