Dogana e Durrësit u fal bizneseve 1.6 miliard lekë
07/12/2008 Amnistohen 185 subjekte që ishin debitore ndaj kësaj dege. Mes tyre dhe kompani VIP
DURRES - Dega e doganës së Durrësit ka deklaruar faljen e një shume të madhe detyrimi doganor, duke u dhënë amnisti firmave që nuk kishin shlyer për arsye të ndryshme detyrimet në disa vjet. Kryetari i degës së doganës në Durrës Arben Ibro ka theksuar se që nga viti 1994 e deri në mesin e vitit 2008 degës së doganës së Durrësit i detyrohen 185 biznese.
Debitë
Shuma e përgjithshme e papaguar, në të cilën përfshihet edhe detyrimi i njohur si kamatëvonesë, kap shifrën 2.1 miliardë lekë. Në nivel vendi borxhi që bizneset dhe kompanitë e ndryshme i kanë shtetit është 9 miliardë lekë dhe në këtë shumë dega e doganës së Durrësit ka rreth 30 për qind të detyrimit të pagrumbulluar nga firmat që ushtrojnë aktivitet privat. Në mesin e kompanive që nuk kanë qenë të rregullt dhe të cilave u është afruar amnisti janë edhe kompani VIP. Fare pak prej 185 debitorëve kanë pushuar aktivitetin si pasojë e falimentimit, ndërkohë që ligji i muajit shtator 2008 u ka dhënë mundësi debitorëve të nisin nga e para gjithçka në marrëdhëniet me doganën shqiptare. Kjo e fundit në Durrës ka mundur të vjelë detyrime të prapambetura në masë të konsiderueshme, duke u dhënë amnisti kompanive në vështirësi financiare, vështirësi që ka ardhur për shkaqe e arsye nga më të ndryshmet. Nga 2.1 miliardë lekë që është shuma e përgjithshme e parave të mbetura ende jashtë arkës së doganës, shteti ka menduar të fshijë debinë e kësaj kategorie për shumën 1.6 miliard lekë, apo afro 75 për qind. Amnistia, sipas kryetarit të degës së doganës së Durrësit Arben Ibro, është klasifikuar në dy kategori. Një pjesë e firmave kanë përfituar duke dalë jashtë të gjithë detyrimit të prapambetur, duke përfshirë në të edhe kamatëvonesën, kurse pjesa tjetër është gjykuar të përfitojë amnisti të pjesshme. Ibro ka cilësuar se në mesin e 185 bizneseve deri tani debitore ka edhe nga ata që mbajnë jo pak peshë në këtë shumë. Janë 7 biznese që mbulojnë 40 për qind të të gjithë debisë në 2.1 miliard lekë”, - ka thënë kryetari i doganës në Durrës, por pa shkuar më tej në dhënien e emrave për subjektet deditore. Pjesa tjetër nga diferenca mes debisë së përgjithshme dhe asaj të amnistuar do të shlyhet deri në muajin prill 2009. Në këtë rast se bizneset, firmat, kompanitë do të përgjigjen për të shlyer detyrimin doganor, atëherë do të paguajnë vetëm 30 për qind të të gjithë shumës. Tjetër lehtësi për debitorët