E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmirësimi i kushteve në burgje, anulohen 6 tendera

07/12/2008  Nuk u botuan në buletinin zyrtar, të burgosurit do ta kalojnë dimrin pa ngrohje

TIRANË - Gjashtë tendera për të rregulluar burgjet e Shqipërisë janë anuluar sepse nuk janë botuar në buletinin zyrtar. Përmirësimi i kushteve në burgje prej disa kohësh është trumbetuar me të madhe. Këtë gjë në radhë të parë e ka vënë në dukje Avokati i Popullit Ermir Dobjani, por edhe vetë drejtuesit e burgjeve janë të mendimit se në institucionet e vuajtjes së dënimeve ka shumë problematika, të cilat duhet të plotësohen. Nga vetë drejtuesit e burgjeve është deklaruar se janë gati për t’u rikonstruktuar disa burgje dhe për t’u vënë në zbatim disa urdhëresa që kanë lidhje me përmirësimin e kushteve të dhomave të të dënuarve dhe trajtimin e tyre me ushqim e ngrohje. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ka anuluar gjashtë tendera, të cilët duhej të ishin zhvilluar në datat 3 dhjetor 2008, 5 dhjetor 2008 dhe një tender të duhet të zhvillohet në datën 11 dhjetor 2008. Ka edhe më tej. Në njoftimin publikuar pranë zyrës së Prokurimeve Publike thuhet se një tender ka arritur deri te shpallja e fituesit, por për arsye teknike nuk është zhvilluar.

Tenderat e anuluar

Pra, vetë burgjet njoftojnë se të dënuarit edhe këtë dimër duhet ta kalojën pa ngrohje, pasi një prej tenderave ka qenë me objekt “blerje gjeneratori dhe kaldajë gazi”. Një pjesë e tenderave nuk janë zhvilluar për arsye burokratike. Thuhet se arsyeja është mosbotimi në buletinin zyrtar. Burgu i Peqinit, sipas një raporti të dalë nga Avokati i Popullit, ka nevojë për ndërtimin e disa tualeteve dhe për dushe shtesë. Në tenderin që duhej të ishte zhvilluar më 3 dhjetor, flitej për ndërtimin e tualeteve në Peqin, por kjo gjë është anuluar. Ndërsa nuk dihet saktësisht se kur drejtoria do të zhvillojë tenderat për t’u ardhur në ndihmë të dënuarve në Peqin, që nuk janë të kaptë. Ndërsa Burgu i Tropojës ka nevojë për rikonstruksion të plotë, gjë që nuk mund të bëhet për shkak të anulimit të tenderit. Janë anuluar tendera për blerjen e ushqimeve dhe për instalimin e rrufepritësve dhe antenave televizive. Anulim është bërë edhe për tenderin e hapur për rrjetin inxhinierik të jashtëm për burgun e të miturve në Kavajë.

Shkaqet

Në të gjitha anulimet ka vetëm një arsye: mosbotimi i buletinit zyrtar. Nga njëra anë kemi Avokatin e Popullit, që kërkon përmirësimin e kushteve nëpër burgje dhe paraburgime, nga ana tjetër pranimin e kërkesave nga burgjet dhe pamundësinë e zhvillimit ët tenderave për t’i plotësuar ato në kohën e duhur. Kjo neglizhenca çon në zvarritje dhe në mbajtjen e kushteve në burgje në të njëjtin stad që vazhdon të jetë aktualisht. Shumë institucione të vuajtjes së dënimit kanë nevojë për ngrohje dhe për furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Për të vazhduar më tej me përmirësimin e kushteve nëpër dhoma, që ka lidhje me higjienën personale dhe mundësinë e zbutjes së mbipopullim, që është fenomen i pranueshëm tashmë nga të gjithë.

Tenderat e shpallur të anuluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për anulimin e procedurës së prokurimit “procedurë e hapur” me mjete

elektronike me objekt “blerje gjeneratorë dhe kaldaja gazi”, e programuar për t’u zhvilluar më datë 3.12.2008, ora 10:00, për arsye të mosbotimit në Buletinin zyrtar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton pranë Agjencisë Prokurimit Publik për anulimin e procedurës së prokurimit “procedurë e hapur” me mjete

elektronike me objekt “ndërtim tualetesh në dhoma dhe rikonstruksion dushesh në burgun Peqin”, e programuar për t’u zhvilluar më datë 3.12.2008, ora 12:00, për arsye të mosbotimit në buletinin zyrtar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton pranë Agjencisë Prokurimit Publik për anulimin e procedurës së prokurimit “procedurë e hapur” me mjete

elektronike me objekt “rrjet i jashtëm inxhinierik për institutin e të miturve në Kavajë”, programuar për t’u zhvilluar më 11.12.2008, ora 10:00, për

arsye të mosbotimit në buletinin zyrtar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton pranë Agjencisë Prokurimit Publik për anulimin e procedurës së prokurimit “procedurë e hapur” me mjete

elektronike me objekt “sistem rrufepritës dhe antena televizive”, e programuar për t’u zhvilluar më datën 11.12.2008, ora 12:00, për arsye të mosbotimit në

buletinin zyrtar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton pranë Agjencisë Prokurimit Publik për anulimin e procedurës së prokurimit “procedurë e hapur” me mjete

elektronike me objekt “rikonstruksion i paraburgimit Tropojë”, e programuar për t’u zhvilluar më datën 3.12.2008, ora 14:00, për arsye të mosbotimit në

buletinin zyrtar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar :procedurën e hapur” me mjete elektronike, me objekt “blerje ushqime koloniale”, me fond limit 5 000 000 (pesë milionë ) lekë pa TVSH, më datën 5.11.2008. Procedura ka vijuar normalisht deri në shpalljen e fituesit. Për arsye teknike, kjo procedurë nuk mund të vazhdojë më tej.

Ministria e Drejtësisë

Autoriteti kontraktor Ministria e Drejtësisë njofton për anulimin e procedurës me mjete elektronike “kërkesë për propozim” me objekt karburante (benzinë pa

plumb, gazoil me tullona, gazoil për ngrohje me autobot) për arsye të mosbotimit të njoftimit të kontratës në buletinin e njoftimeve publike.

Sugjerime dhe konstatime të Avokatit të Popullit për burgjet

Konstatimet në regjimin e burrave

Kushtet e dhomave të fjetjes janë të njëjta me ato të regjimit të femrave.

Dhoma e takimit me familjarët është e vogël dhe jo në parametrat e kërkuar.

Në dhomat e izolimit sistemi elektrik është i rrezikshëm.

Tualetet janë të papranueshme, njësoj si te regjimi i grave.

Telefoni ishte brenda kabinës së oficerit të rojës, pra nuk siguron privaci.

Kushtet dhe problematika e ngritur nga të dënuarit në regjimin e burrave, ishin të njëjta me ato të ngritura nga të dënuarat në regjimin e grave.

Të dënuarit meritojnë një trajtim më të mirë sipas standardeve.

Një vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet respektimit të të drejtave të të dënuarve dhe komunikimit sa më dinjitoz me to nga ana e stafit punonjës.

Rekomandimet përkatëse për burgun 325

Mbajtjen në konsideratë dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve të konstatuara në Burgun 325 në Tiranë.

Fillimin sa më parë të rikonstruksionit të ambienteve të burgut për përmirësimin e plotë të kushteve të të dënuarve, veçanërisht në tualete dhe furnizimit normal me ujë, evitimit të lagështirës etj.

Marrjen e masave për sistemimin e të sëmurave mendore që vuajnë nga skizofrenia në ambientet e spitalit të burgut.

Përmirësimin e nivelit të çmimeve ushqimore dhe artikujve të tjerë brenda atyre reale të tregut, për të evituar abuzimet në çmime.

Rregullimi sa më parë me anë të një grafiku të takimeve të të afërmve të të dënuarve edhe në ditët e shtuna.

Evitimin e përgjimit të takimeve nga ana e personelit mbikëqyrës dhe krijimin e kushteve normale të privatësisë sipas ligjit.

Marrjen e masave për shtimin e një kabine tjetër telefonike dhe komunikimin e lirë të këtyre telefonatave si me institucionin e Avokatit të Popullit, ashtu dhe me familjarët e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›