Dogana e Kosovës shënon rekord të ri

Prishtinë, 13 gusht – Të enjten, më 12 gusht Dogana e Kosovës ka arritur të tejkalojë parashikimet buxhetore, duke mbledhur mbi 400 milionë euro nga zhdoganimi dhe inkasimi i TVSH-së për mallrat e importuara, thuhet në një komunikatë të Doganës.
Sipas DK, kjo është hera e parë pas 11 vjetëve të themelimit që është arritur shifra rekorde në mbledhje e të hyrave që në fillim të muajit gusht.
“Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje të të hyrave, sepse në periudhën e njëjtë të vitit 2009 Dogana kishte mbledhur 357.4 milionë euro. Arsyet e kësaj rritje janë të ndryshme, duke filluar nga rritja e kontrollit të qarkullimit të mallrave në tërë territorin e Kosovës, luftimin e kontrabandës në tërë territorin, aplikimin e metodave selektive, aplikimin e riskut, si dhe rritjen e kontrollit pas importues”.
Në fund ceket se këto të hyra paraqesin 58 për qind të planit buxhetor të këtij institucioni të shtetit, duke parashikuar se deri në fund të vitit do të mblidhen mbi 700 milionë euro për buxhetin e konsoliduar të vendit.