E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starçeviq: Vendimi për rezolutën në momentin e fundit

New York, 13 gusht – Ambasadori i Serbisë në misionin e OKB-së, Fexha Starçeviq, ka thënë për gazetën serbe “Blic” se është me rëndësi që Serbia e ka paraqitur rezolutën e vet menjëherë pas 27 korrikut, sepse ka pasur informacione se edhe në vendet e tjera po përgatitet një hap i këtillë, ndërsa vetëm rezoluta e parë e paraqitur është e sigurt se do të shqyrtohet.

Me muaj para se GJND-ja të shpallë mendimin, kemi punuar që të sigurojmë përkrahjen për rezolutën tonë. është trimëruese se pothuaj të gjitha vendet, me të cilat kemi kontaktuar ka thënë se nuk mendojnë që në bazë të Mendimit të GJND-së duhet të ndryshojnë qëndrimin e deritashëm të tyre për Kosovën. Megjithatë, vendimi për atë se si do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të merret në momentin e fundit para mbledhjes dhe në ministritë e atyre vendeve. Kjo do të jetë vendim politik dhe për këtë arsye është e pamundur që të parashikohet se si do të votojnë këto vende, ka thënë ambasadori serb për “Blic”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›