Ekmeludin Ihsanoglu i përgjigjet letrës së Myftiut Tërnava

Prishtinë, 13 gusht - Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Islamike (OKI), dr. Ekmeludin Ihsanoglu, i është përgjigjur letrës së Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, që ky i fundit ia pati dërguar pas vendimit këshillëdhënës të GJND-së.
Në përgjigjen e tij, Ekmeludin Ihsanoglu, shkruan se mendimi këshillëdhënës i GJND-së do t’iu mundësojë vendeve islamike që të marrin vendime në përkrahje të pavarësisë së Kosovës.
“Mendimin këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, i cili vërteton se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, paraqet mendim të rëndësishëm historik që na gëzoi pa masë dhe na dha më shumë optimizëm për ta parë Kosovën duke arritur njohje nga e tërë bota për pavarësinë e saj të meritueshme. OKI është angazhuar që herët për të përgatitur rrethanat për pavarësinë e
Kosovës, patëm vënë kontakte të shumta me zyrtarët të lartë dhe kryetarë të shteteve e qeverive për ta mbështetur këtë pavarësi. Falënderojmë Allahun që shumë nga këto vende i janë përgjigjur këtyre angazhimeve dhe zyrtarisht e kanë njohur Kosovën. Sigurisht që juve ju kujtohet deklarata jonë më 18/07/2008, në të cilën ne patëm shfaqur solidarizimin dhe përkrahjen tonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo deklaratë pati bërë jehonë të madhe në përkrahjen e pavarësisë. Dua të ju rikonfirmoj se mendimi këshillëdhënës i GJND-së do të na mundësojë që t’i realizojmë përpjekjet tona në marrjen e përkrahjes zyrtare për pavarësinë e Kosovës, e cila do të arrihet përmes aktiviteteve të sekretariatit të përgjithshëm të OKI-së dhe përmes kontakteve me zyrtarët e lartë dhe kryetarët e shteteve dhe qeverive anëtare të organizatës”, thuhet pos tjerash në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të OKI-it, drejtuar të parit të BIK-ut.