E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon sondazhi lidhur me ngritjen e vetëdijes për shëndetin publik

Prishtinë, 13 gusht - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në kuadër të përpjekjeve të saj për të krijuar sa më shumë mbështetës të politikave të Shëndetësisë Publike, është duke u munduar të krijojë një mundësi për t'u dëgjuar zëri i publikut sa u përket çështjeve të shëndetit, nëpërmjet të studimit lidhur me ngritjen e vetëdijes (ndërgjegjësimit) për shëndetin publik.
“Ky hulumtim do të na ndihmojë të mësojmë  më shumë rreth shëndetit të qytetarëve tanë, dhe mënyrës  se si ata marrin informata të sakta për shëndetin.
Së shpejti, profesionistët do t'ju arrijnë dhe do t'ju lusin të plotësoni pyetësorët. Edhe pse e dimë se koha juaj është shumë e çmuar, ne duhet të dëgjojmë prej juve.
Ju apelojmë që të jeni në dispozicion  dhe ta ndihmoni Ministrinë e Shëndetësisë për të mbledhur këto informacione”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Realizimi i sondazhit fillon prej datës 16 gusht dhe do të zgjasë dy javë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›