E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndaj Rumunisë nuk ka presion për njohjen e Kosovës

Bukuresht, 13 gusht -  Rumunia nuk ka presione për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e vet nuk do ta ndryshojë, ka thënë ministri i Jashtëm i këtij vendi, Teodor Baconschi, shkruan gazeta serbe Veçernje Novosti.

Baconschi ka thënë se Rumunia qëndrimin e vet të njohur mirë nuk do ta ndryshojë as pas mendimit të GJND-së.

Në pyetjen se a iu ka nënshtruar Bukureshti presioneve nga jashtë për ta njohur Kosovën,  Bakonski është përgjigjur se ndaj Rumanisë nuk bëhet asnjë presion, pos që ky shtet merr ndonjë “mesazh të nxehtë” nga vendet që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Po, këto mesazhe nuk ndikojnë në qëndrimin e Rumunisë, ka thënë kryediplomati rumun, sipas gazetës serbe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›