Ndahet nga jeta Mr. sci. Arif Krasniqi

Ka vdekur papritmas sot në Prishtinë Mr. sci. Arif Krasniqi, skenarist-bashkëpunëtor i jashtëm shumëvjeçar në programin e rregullt shkollor për arsimin publik të komunikacionit “Sinjali i gjelbër”.
I ndjeri ishte themelues i Departamentit të Komunikacionit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu ishte edhe themelues dhe dekan i kolegjit “Tempulli” në Prishtinë. Ai ishte edhe mësimdhënës i rregullt për lëndët teknike profesionale në drejtimin e komunikacionit pranë shkollës së mesme teknike “28 Nëntori” në Prishtinë.
Arif Krasniqi ishte edhe anëtar i Asamblesë Komunale të Prishtinës.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në vendlindjen e tij, në katundin Grashticë të komunës së Prishtinës.