Detyrim paraqitjeje për të akuzuarin për abuzim seksual me 2 mbesat
19/09/2011 Rastet më shokuese të makabritetit seksual në Korçë. Prostitucion me fëmijët, tutorë prindërit
KORÇE- Gjykata e rrethit gjyqësor Korçë dha ditën e diel masën “detyrim paraqitjeje” për Mikel Zëmblakun, 34 vjeç, banues në lagjen nr 10 të Korçës, i cili u ndalua nga policia në datë 14.09.2011, rreth orës 20.00, kur nëna e dy vajzave të mitura, (6 dhe 4 vjeç), akuzoi kunatin e saj, Mikel Zëmblaku se kishte abuzuar seksualisht për shumë kohë me radhë me dy vajzat e saj, i cili në të njëjtën kohë është dhe xhaxhai i dy vajzave.
Lirimi
Megjithatë, akuzat e ngritura nga ana e nënës 26-vjeçare, nuk e kishin bindur prokurorin se nga ana e të akuzuarit ishte abuzuar seksualisht, madje as rrëfimi i dy të miturave për “lojën me doktor” të xhaxhait. Ekspertiza mjeko-ligjore doli në përfundimin se mund të ishin kryer vepra të turpshme me dy të miturat, por edhe ky deklarim nuk do të ishte i mjaftueshëm për prokurorin. Sipas prokurorit, kërkesa për masën detyrim paraqitjeje kërkohej në mungesë të provave të plota, gjë që u pranua dhe nga trupi gjykues. Seanca gjyqësore zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Nga ana e policisë, Mikel Zëmblaku u akuzua për veprën penale të kryerjes së veprave të turpshme, parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, pasi nëna e vajzave solli një rrëfim të detajuar mbi atë çfarë kishte parë dhe kuptuar nga dy vajzat e saj, që sipas kësaj nëne, dy vajzat e mitura ndjenin dhimbje dhe kishin pasur shenjë në trup.
Nënat e viktimave seksuale
Megjithatë, ky nuk është rasti i parë kur nënat e viktimave vihen në pozicione të tilla kaq të vështira, mes dilemës nëse duhet të shkojnë në polici ose jo, mes ankthit nëse fëmijën do ta traumatizojë edhe më tepër apo do të dinë ta mbajë pranë, por që më së fundi ato arrijnë të marrin një vendim me zemrën e tyre, duke sakrifikuar gjithçka nga jeta që kanë, qoftë edhe zgjidhjen martesore. Nuk është herë e parë që disa nënave u ka ndodhur të marrin vendime të tilla. Vetëm pak kohë më parë një nënë nga fshati Bitinckë i rrethit Devoll, pasi kishte kuptuar prej shumë kohësh se fëmija e saj 12 vjeç, shfrytëzohej seksualisht nga dy djem, njëri 16 vjeç dhe tjetri 19 vjeç, vendosi të shkonte në polici për të kallëzuar gjithçka dinte. Pas kësaj gruaje, një nënë tjetër nga fshati Poloskë i rrethit Devoll do të denonconte të njëjtën gjë: abuzimin seksual të fëmijës së saj nga dy 13-vjeçarë. Kohë më parë, në dt 08.06.2011, një nënë tjetër nga fshati Pojan i rrethit Korçë do të denonconte në polici përdhunimin e bijës, vetëm 12 vjeç, por ndërkaq policia do të bënte të mundur arrestimin e autorit. Një nënë tjetër nënë nga fshati Vidohovë i rrethit Pogradec në datë 15.03.2011 do të denonconte përdhunimin e vajzës 16-vjeçare nga një i ri, 22-vjeç, me inicialet D.L. Edhe në këtë rast autori u arrestua për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Ndërkaq vetëm dy ditë më parë një grua e martuar 22-vjeçare, banuese në fshatin Mrjan të Korçës do të denonconte në polici,përdhunimin e saj nga një 26-vjeçar, ku pas kësaj ngjarjeje të rëndë bashkëshorti do t’i kërkonte divorcin.
Korça
Megjithatë, makabritetet seksuale në qarkun e Korçës dhe veçanërisht në qytetin e Korçës, kanë qenë tejet shokuese. Në datë 18.07.2011 u bë arrestimi i shtetasit Arben Hajdinllari, 45 vjeç, banues në lagjen nr 6 të Korçës për veprën penale: shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe keqtrajtim i të miturve, pasi ky person kishte çuar në qytetin e Tiranës nipin e tij me iniciale K.M., të moshës 9 vjeç, ku e shfrytëzonte seksualisht kundrejt shumës prej 4000 lekësh, por edhe për lypje, duke e nxjerrë 9-vjeçarin në rrugë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Abuzimi seksual me të mitur në qytetin e Korçës ka qenë nga më shokuesit. Shtetasi Pëllumb Mullaji, 52 vjeç, banues në qytetin e Korçës, kishte shfrytëzuar për qëllime prostitucioni gjatë viteve 2004-2005, dy vajzat e tij të mitura, njëra 8 vjeçe dhe tjetra 10 vjeçe. Po kaq shokuese dhe i paharruar do të mbetej edhe përdhunimi i vajzës çeke, me inicialet A. K, e cila u përdhunua në sy të mikut të saj çek, me inicialet R.T nga dy të rinj, ku pas këtij akti ata do t’u vidhin gjithçka që kishin pasur me vete.