E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret veten greku në 2-vjetorin e vdekjes së gruas

19/09/2011  Kishte lënë gati dhe pllakatin e varrit

MEMALIAJ- Një shtetas grek 62 vjeç i ka dhënë fund jetës së tij pikërisht në 2-vjetorin e vdekjes së gruas së tij shqiptare. Ilia Kondajanis nga Athina është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte në Memaliaj. Shtetasi grek jetonte prej kohësh në një pallat pranë “Telekomit” në lagjen Nr. 1 të qytetit Memaliaj në katin e parë. Fillimisht është dëgjuar një krismë arme zjarri nga komshinjtë, rreth orës 06.40 minuta të mëngjesit të djeshëm. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe pasi kanë hyrë në banesë kanë konstatuar se në ballkonin e banesës që banonte, Ilia Kondajanis, ishte lidhur litar, në një nga panelet metalike që mbante dushin. Me anë të këtij litari, Kondajanis është vetëvarur. Sipas të dhënave të policisë se qytetari grek jetonte i vetëm, pasi pre dy vitesh i kishte vdekur bashkëshortja shqiptare. Mësohet se dje bëheshin dy vite nga vdekja e gruas. Vetëvrasja duket se ishte përgatitur prej kohësh nga Ilia Kondajanis. Policia ka gjetur në banesë një pllakë përkujtimore me të dhënat e tij, datën dhe vitin e lindjes së tij si dhe datën e vdekjes së tij ditën e sotme, së bashku me fotografinë e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›