Doganat, 370 milionë lekë më shumë në buxhet
Administrata doganore vijon me realizimin e planit, edhe pse në nivele modeste. Shifrat e të ardhurave për 10-mujorin 2008 flasin për një realizim në masën e 100.4%, duke arkëtuar në buxhetin e shtetit 86 miliardë e 248 milionë lekë, 369 milionë lekë më shumë se plani. Krahasuar me realizimin faktik të të ardhurave për të njëjtën periudhë të një viti më parë (janar - tetor 2007) rritja është 14% ose 10 miliardë e 636 milionë lekë më shumë. Kurse në tetor 2008, janë arkëtuar në buxhetin e shtetit 9 miliardë e 849 milionë lekë krahasuar me 9 miliardë e 831 milionë lekë që ishte plani i përcaktuar nga Ministria e Financave me një diferencë prej 18 milionë lekësh.
Sa i takon zhdoganimit të mallrave të akcizës, dogana vëren të dhëna pozitive. Konkretisht, cigaret janë me një rritje prej 21% krahasuar me periudhën janar-tetor 2007. Karburante janë zhdoganuar për 10-mujorin 2008, 350.439 tonë nga 336.385 tonë të zhdoganuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 14.054 tonësh ose 4% më shumë.
Për tregtinë e jashtme, dogana raporton përmirësim të deficitit, ndikuar nga rritja e eksporteve. Gjatë periudhës janar -tetor 2008 është realizuar një rritje prej 19% të volumit në total të eksporteve shqiptare e shprehur në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa eksportet me origjinë shqiptare (Made in Albania) kanë një rritje prej 43% të shprehur në vlerë. Gjatë 10-mujorit 2008, janë realizuar një volum mallrash të shprehur në sasi prej 1.519.725 tonësh krahasuar me 1.413.063 tonë mallra që janë eksportuar gjatë 10-mujorit 2007, me një rritje prej 8%. Ndërsa eksportet shqiptare kanë një rritje si volum mallrash prej 10%. Sa i takon importeve, volumi i tyre vlerësohet në 367 miliardë lekë nga 317 miliardë lekë të realizuara gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar me një rritje prej 50 miliardë lekësh, ose 16% më shumë.