E Diel, 1 Nëntor 2026

Masat ndaj zjarreve, 36 milionë lekë për rojet e pyllit

Pa humbur qëllimin për të cilin ishte thirrur në komision, zëvendësministri i Mjedisit ka paraqitur disa kërkesa për fonde shtesë që nuk janë parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2009. Duke marrë shkas nga situatat e zjarreve që kanë përfshirë vendin në dy vitet e fundit, sidomos në stinën e verës, zëvendësministri kërkoi fonde shtesë 36 milionë lekë për pagat, që do të përdoren në rritjen e stafit të rojeve të pyllit. Po ashtu, Ministria e Mjedisit dhe Ujërave ka kërkuar dhe 5 milionë lekë të tjera shtesë për investime në logjistikë, mjaft të nevojshme për mbarëvajtjen e policisë pyjore. Këto kërkesa do të paraqiten për miratim në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›