Shtyhet afati, nafta D2 del nga qarkullimi më 2010
Ishte parashikuar të dilte nga qarkullimi pas 31 dhjetorit 2008, por qeveria e ka shtyrë afatin e përdorimit të naftës D2 deri në fund të dhjetorit 2009. Kjo u jep mundësi drejtuesve të ARMO-s që të marrin masat e nevojshme në drejtim të përmirësimit të teknologjisë, në mënyrë që të ulin përqindjen e ndotjes të naftës diezel, ose siç quhet ndryshe D2. I pyetur nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Ylli Bufi, lidhur me shtyrjen e afatit, zëvendësministri i Mjedisit, Aleksandër Garuli, është përgjigjur duke thënë se, "shtyrja e afatit lidhej me procesin e privatizimit të kompanisë". Sipas tij, teknologjia e ARMO-s nuk mundësonte brenda një afati të shkurtër përmirësimin e naftës D2, dhe mbi të gjitha kjo varej edhe nga importuesit. "Detyrimi që kemi, duke qenë anëtarë të Organizatës Botërore të Tregtisë, lidhet me faktin që nuk mund të kushtëzosh importin ndryshe nga cilësia e prodhimit vendas", u shpreh zëvendësministri Garuli. Pra, për aq kohë sa nafta e vendit ofrohet me cilësi të dobët, jashtë standardit të pranuar nga BE-ja, strukturat shtetërore e kanë të ndaluar që këtë lloj nafte (me kapacitet squfuri 2000 ppm) ta pengojnë të hyjë në treg edhe nga importi. Për këtë arsye, qeveria ka shtyrë afatet e bllokimit të naftës D2, edhe pse vëllimi i ndotjes nga ky karburant është tejet i lartë. Zëvendësministri Garuli ishte i pranishëm në Komision Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese në kuadër të diskutimit të projektbuxhetit 2009.
Afatet
Një tjetër ndryshim në vendimin e qeverisë, i marrë në korrik të këtij viti, lidhet edhe me standardin e naftës D1, eurodiezel. Cilësia e kësaj nafte në vend është tejet e dobët dhe shumë larg parametrave të BE-së. Qeveria shqiptare ka firmosur MSA-në, në kuadër të së cilës cilësia e naftës do të vijë e përmirësuar me kalimin e viteve, e ndarë në dy periudha të ndryshme. "Në 2011, cilësia e naftës që do të prodhohet nga ARMO duhet të jetë detyrimisht me parametrat e BE-së. Janari i 2009-ës kishte një përmirësim, nga 2000 ppm në 350 ppm, pra 6 herë rritje të cilësisë. Pra VKM-ja nuk ndryshon në lidhje me standardin. Në 2011, do të ketë prodhim të naftës, ashtu siç e kërkon BE-ja. Problem mbetet jo vetëm nafta vendase, e cila nuk zë më shumë se 30 për qind të tregut, por importi. Detyrimi që kemi duke qenë anëtarë të OBT-së lidhet me faktin që nuk mund të kushtëzosh importin ndryshe nga cilësia e prodhimit vendas. Kjo lidhet edhe me privatizimin e ARMO-s", bëri të ditur zëvendësministri i Mjedisit.
VKM-ja
Sipas VKM nr. 147, datë 21.03.2007, cilësohet se duke filluar nga data 1 janar 2009 e në vazhdim do të përdoret për automjetet rrugore dhe gjeneratorët vetëm nafta e tipit D1 (eurodiezel) e standardit EN 590., me përjashtim të squfurit. Squfuri për këtë standard në Evropë është 50 ppm, kurse në Shqipëri do të jetë maksimumi 350 ppm për periudhën 01.01.2009-01.01.2011 dhe nga 01.01.2011 e në vazhdim do të jetë maksimumi 10 ppm. Në Evropë squfuri për këtë standard është 50 ppm, kurse duke filluar nga 01.01.2009 do të jetë 10 ppm. Kurse në bazë të VKM nr. 1110, datë 30.07.2008, lejohet përjashtimisht vetëm nafta vendase e tipit D2 që të tregtohet edhe gjatë vitit 2009 dhe zbatimi i VKM 147 të fillojë nga 01.01.2010. Megjithatë, në këtë pikë duket se qeveria po gjen vështirësi me importuesit. Ata nuk duan që nafta D2 të tregtohet në 2009 vetëm nga ARMO, pasi krijon premisa për një monopol të pastër. Pra, meqenëse nafta D2 e prodhuar nga ARMO do të tregtohet në treg (duke ndotur më shumë ambientin sesa nafta e tipit D1) atëherë edhe importuesit kërkojnë të njëjtën gjë, duke rrezikuar ndotjen dyfish të ambientit.