Dhuna, pezullohet kampionati në Uruguai
Një sherr gjigant i shpërthyer mes tifozëve të Danubio dhe atyre të Nacional, ka shkaktuar pezullimin e kampionatit të futbollit në Uruguai. Në fund të takimit, e fituar nga skuadra vendase 1-0, tifozeritë e të dyja skuadrave kanë zbritur në fushën e lojës, duke u rrahur me njëra-tjetrën për disa minuta, ndërkohë që nuk po ndërhynte policia. Edhe pse kanë përdorur sende të forta, policia nuk ka lajmëruar ende asnjë të plagosur. Federata ka lajmëruar se para rifillimit të kampionatit do të rriten masat e sigurisë në stadiume.