E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat, ndryshon skema e drejtorive

 

Qeveria ka miratuar dje skemën e re të drejtorive në administratën doganore. Pavarësisht ndryshimeve të bëra, numri i punonjësve të administratës doganore ka mbetur i pandryshuar në 1062. Sipas projektvendimit të miratuar dje në mbledhjen e qeverisë, në kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm do të bëhen këto ndryshimeve. Pozicioni i këshilltarit të përgjithshëm nga 1 punonjës aktualisht i kategorisë A, bëhen 2 punonjës të kategorisë A. Ndërsa pozicioni i përgjegjësit të sektorit të marrëdhënieve me publikun do të shkrihen si pozicione. Ndryshime do të ketë edhe në departamentin teknik. Sektori i vlerës doganore pranë Drejtorisë së Origjinës, vlerës dhe tarifës bëhet drejtori, me emërtimin Drejtoria e Vlerës Doganore. Ky ndryshim vjen si pasojë e forcimit të strukturave që administrojnë procesin e vlerës doganore. Kjo strukturë do të përbëhet nga Drejtori i Drejtorisë i Kategorisë A, përgjegjës sektori i referencave i kategorisë B, përgjegjës sektori i mbikëqyrjes së vlerës i kategorisë B. Specialist i referencave i kategorisë C në këtë strukturë do të jenë 3 punonjës. Specialist i mbikëqyrjes së vlerës, edhe këtu do të jenë 3 punonjës, si dhe përpunues informacioni. Sipas projektvendimit të miratuar nga qeveria, në këtë strukturë shtohet pozicioni drejtor drejtorie dhe një përgjegjës sektori, si dhe shtohen dy punonjës kategoria C. Në Drejtorinë e Statistikës do të shkurtohet numri i punonjësve në funksionin e përpunuesve të informacionit, nga 2, në 1 punonjës kategoria C3. Në departamentin operativ hetimor me drejtorinë e qendrës operative shkurtohet numri i punonjësve në funksionin e përpunuesve të informacionit, nga 5, në 4 punonjës të kategorisë C3. Ndryshime do të ketë edhe në Drejtorinë Doganore të Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›