E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat,qeveria cakton markat pirate

 

Ndryshimet në kodin doganor bëjnë edhe përcaktimin për të drejtat e një marke

Doganat,qeveria cakton markat pirate

Të gjitha mallrat që kalojnë në doganë tashmë do t'i nënshtrohen edhe një kontrolli shtesë që i dedikohet markës së produktit. Me anë të një vendimi të marrë gjatë ditës së djeshme, qeveria ka ndryshuar kriteret për përcaktimin e markave private dhe të mallrave të falsifikuara. Sipas përcaktimit që i bëhet në këtë vendim, markat e falsifikuara përfshijnë të gjithë ato produkte të cilat, pa lejen e mbajtësit të së drejtës, mbajnë një markë tregtare, identike me atë të regjistruar rregullisht për të njëjtat lloje mallrash ose që në thelb është e padallueshme nga kjo markë, duke cenuar të drejtat e mbajtësit të kësaj marke tregtare, sipas legjislacionit në fuqi. Në kriteret e reja është bërë një përcaktim i hollësishëm për sa i përket të gjitha mundësive që mund të vijnë në tregtimin e paligjshëm të markave të ndryshme. Me anë të këtij vendimi, sipas qeverisë synohet që të mbrohen të gjitha të drejtat e një marke, duke synuar që të shmanget prodhimi i produkteve nga persona të paautorizuar.

Të drejtat e një marke

Me anë të këtij vendimi kërkohet që të arrihet stabilizimi i situatës për të drejtën e markave që janë nën pronësi të shumë subjekteve në vend, por që deri tani janë shkelur me anë të futjes të shuma mallrave nga biznese të ndryshme, pas asnjë lloj kriteri. Në këtë vendim përcaktohet se mallrat pirate klasifikohen ato mallra të prodhuara ose që përmbajnë kopje, të prodhuara pa pëlqimin e mbajtësit të së drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të. Në këtë kategori mallrash private përfshihen edhe mallrat që cenojnë një patentë, një certifikatë të mbrojtjes shtesë, një të drejtë të varieteteve bimore, treguesit gjeografikë.

E drejta e markës

Vendimi përcakton si të detyrueshëm informacionin e origjinës për autoritetet doganore, si edhe për mbajtësin e informacionit vetëm për përcaktimin e origjinës së mallrave. Informacioni detyrues i origjinës do të jetë detyrues, për autoritetet doganore vetëm për mallrat, formalitetet doganore të të cilave kanë përfunduar pas datës në të cilën informacioni është dhënë nga ata. Mbajtësi i një informacioni të tillë duhet të jetë i aftë të provojë që për qëllime origjine, mallrat në fjalë dhe rrethanat që përcaktojnë marrjen e origjinës, korrespondojnë në çdo aspekt me mallrat dhe rrethanat e përshkruara në informacion. Sipas vendimit, informacioni detyrues i origjinës do të jetë i vlefshëm për një periudhë trevjeçare, duke filluar nga data e lëshimit. Përveç rasteve të parashikuara në nenin 19, të Kodit Doganor, ai do të anulohet kur bazohet në informacione jo të sakta dhe të paplota, të dhëna nga kërkuesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›