E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, policia raporton për një varg arrestimesh

PRISHTINE- Një operacion i policisë së Kosovës ka vënë në pranga disa persona të akuzuar për trafik të qënieve njerëzore. Operacioni është shtrirë në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha se janë kontrolluar 40 lokale. “Janë kontrolluar 206 persona, prej tyre janë arrestuar pesë, tre për mundësim të prostitucionit, ndërsa dy për armëmbajtje pa leje”, tha Kelani. Policia e Kosovës tha se në Mitrovicë janë arrestuar katër vetë për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Zyrtarë të Policisë thanë se kanë arrestuar edhe tre vetë për grabitje të armatosur në një filiale të Postë-Telekomit të Kosovës.(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›