Mesic: Tensionet Kroaci-Serbi janë kalimtare
ZAGREB- Presidenti kroat në largim, Stipe Mesic, deklaroi se marrëdhëniet serbo-kroate mund të zhvillohen vetëm sipas trendit të rritjes, dhe se nuk beson që kushdo qoftë në Kroaci apo Serbi do të mund të ishte aq shkurtpamës politikisht sa t’i stopojë këto marrëdhënie. "Kur e përmend interesin, flas për interesat e të dy vendeve, por edhe për ato rajonale, e përmes tyre edhe ato evropiane”, theksoi Mesic gjatë bisedës me revistën ‘Objektiv’. Mesic sqaroi se tensionet e rritura janë një fazë e panevojshme dhe kaluese, i bindur se ai nuk është burim i tyre.(m.a/rel/BalkanWeb)