E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganierët, targa makinave të vjedhura në vendet e BE

 

Tiranë -Doganierët e arrestuar tri ditë më parë me akuzat për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” e “falsifikim dokumentesh”, kanë pajisur me targa makinat e vjedhura në vende të ndryshme të Europës, që futeshin kontrabandë në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, sipas të cilave favorizimi i doganierëve ndaj personave që jepnin ryshfet fillonte që nga momenti i kalimit të mjetit në doganë. Makinat ishin të vjedhura kryesisht në vendet e BE-së dhe, sipas ligjit, doganierët duhej të lajmëronin policinë menjëherë pas kontrollit mbi targat e huaja dhe numrat e shasisë së automjeteve. Pak kohë më parë, zyrtarët më të lartë të policisë dhe doganave nënshkruan një marrëveshje të përbashkët për këtë, madje instaluan një rrjet për shkëmbim informacioni lidhur me makinat e vjedhura që tentonin të hynin në Shqipëri. Doganierët me masë “arrest me burg” si dhe tre të implikuar të tjerë, ua bënin me dije pronarëve të makinave se po i toleronin duke lejuar hyrjen në Shqipëri të mjeteve të vjedhura. Më pas të dyshuarit u ofronin pronarëve të mjeteve të grabitura, mundësinë e pajisjes me targa dhe me dokumentet e tjera të nevojshme, në mënyrë që automjetet të qarkullonin lirshëm në Shqipëri. Në varësi të markës së automjetit dhe vitit të prodhimit, shumat e ryshfetit varionin nga 4-5 mijë euro për çdo rast. Zyrtarët e doganës në Shkodër dhe në Tiranë kishin krijuar lidhje me punonjës të Drejtorisë së Transportit Rrugor, me të cilët ndanin përfitimet e ryshfetit të përfituara nga pajisja e makinave të vjedhura me targa dhe dokumente. Hetimet e filluara rreth një vit më parë morën shkas nga dy raste, kur zyrtarët e akuzuar për korrupsion kishin pajisur me targa automjete që rezultonin të vjedhura jashtë vendit. Pas një hetimi 1-vjeçar, dy doganierët Engjëll Dylgjeri, 48 vjeç dhe Xhevdet Mali, 48 vjeç, agjentë në Doganën e Tiranës, u arrestuan me tri akuza.       tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›