E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Zgjedhjet, provë e rëndësishme

 

Ambasadori i KE-së në Shqipëri, ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin zyrtar, që prova e rëndësishme e Shqipërisë për aderimin në BE, janë zgjedhjet e 28 qershorit. Helmut Lohan është shprehur se zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në një klime paqësore dhe brenda standardeve evropiane, është kushti themelor që BE i ka vendosur qeverisë, për të marrë në konsideratë aplikimin për statusin kandidat. Duke folur nga Gjirokastra Lohan është shprehur se “Shqipërisë i duhet një kohë pritjeje deri në një vit maksimumi, për të dhënë komentet dhe opinionet e tyre të gjitha vendet e anëtare të BE, nëse qeveria shqiptare, insiston të paraqesë në fund të këtij muaji kërkesën për statusin kandidat në presidencën ceke të BE. Nëse kjo realizohet brenda këtij gjashtë mujori, qeverisë shqiptare, do t’i paraqitet një material pyetësor drejt disa qindra faqesh dhe plotësimi i tyre do t’i kushtojë ekzekutivit një punë voluminoze prej disa mijëra faqesh për të dhënë vlerësimet e paraqitura në pyetësor”.                     p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›