Gjyqtarët kundër Mourinhos

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 19:14
Gjyqtarët spanjollë janë rebeluar pas akuzave të Jose Mourinhos. Komisioni teknik i gjyqtarëve të La Ligas ka prezantuar një ankesë në Komisionin Disiplinor të Federatës Spanjolle të Futbollit, duke kërkuar sanksione të rënda kundër trajnerit portugez.
Pas ndeshjes me Almerian, të cilën Real Madridi e barazoi me rezultat 1:1, trajneri portugez kishte thënë se gjyqtari Perez Lasa nuk duhet ta drejtojë më një ndeshje të ekipit madrilen.
Edhe në të kaluarën nuk kanë munguar kritikat e Mourinhos ndaj gjyqtarëve spanjollë dhe më gjerë.