E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogjën makinën e policit, pranga katër autorëve

Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga katër të dyshuar për djegien e makinës së një punonjësi të uniformave blu. Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë zbardhuar vjedhjen e makinës së policit, të cilën grabitësit, pas aksidentit që pësuan, e dogjën për të fshehur gjurmët. Policia e Tropojës ka mundur brenda pak orësh të zbulojë dhe prangosë autorët e grabitjes dhe të zjarrvënies së mjetit, pronë e Gëzim Bashës, me detyrë përgjegjës kuadri në policinë kufitare të Qafë-Morinës. Elton Kuca, Ekzon Prengzi, Fatjon Selimi dhe Almadin Isufi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth mesditës së djeshme, vodhën mjetin që ishte parkuar në afërsi të qendrës së Tropojës, ndërsa pronari i tij ishte ulur në një lokal aty pranë. Burimet nga policia pohojnë se të rinjtë pas këtij akti kanë udhëtuar me mjetin në drejtim të fshatit Llugaj, rreth 8 km larg Tropojës ku pësuan dhe një aksident. Pas kësaj 4 djemtë vendosën të digjnin mjetin. Policia që ishte vënë në ndjekje të të rinjve pas denoncimit që punonjësi i policisë kufitare kishte bërë, mundi t i prangosë autorët e kësaj ngjarjeje rreth orës 18:00 të së hënës, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton se ata ishin në gjendje të dehur në momentin e vjedhjes së makinës
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›