Prokurori “tradhton” të penduarin
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me 25 vjet heqje lirie për të penduarin e drejtësisë në dosjen “Kastrati”, Ibrahim Geci. Dy të akuzuarit për vrasjen e mjekut nga Hasi janë vënë në pranga mbështetur në dëshminë e Gecit. Ndërkohë që dy vëllezërit Rexha nuk kanë pranuar asnjëherë akuzën e ngritur nga prokuroria dhe kanë mohuar në çdo rast deklarimet e Ibrahim Gecit. Ndryshe nga të gjithë proceset e tjera ku “bashkëpunëtori i akuzës”, përfiton jo vetëm dënim me të lehtë, por dhe mbrojtjen e familjes, për Ibrahim Gecin akuza ka kërkuar të njëjtën masë dënimi me Abedin Rexhajn. Tre të arrestuarit akuzohen për të njëjtat vepra penale, por fatura për kryerjen e krimit i ka kaluar Qamil Rexhajt, për të cilin është kërkuar dhe burgim për jetë. Tashmë i mbetet fjala gjykatës për të dhënë dënimin për tre të dyshuarit.
SKEDAT
Emri: Qamil
Mbiemri: Rexhaj
Viti lindjes: 22. 12. 1957
Vendi i lindjes: Golaj, Has
Vendbanimi: Katund i ri, Durrës
Arsimimi: I mesëm
Gjendja civile: I martuar, me dy fëmijë, i papunë
I dënuar me vdekje në vitin 1983- 87,
për atentat mbi ish-presidentin Ramiz Alia
Emri: Abedin
Mbiemri: Rexhaj
Viti lindjes: 12. 9. 1963
Vendi i lindjes: Shpordhet Krujë
Vendbanimi: Katund i Ri, Durrës
Arsimimi: I mesëm
Gjendja Civile: I martuar, me katër fëmijë
Profesioni: Roje pranë fshatit Katund i Ri

Ky lajm është publikuar: 11/06/2008