Kosove Vazhdojne debatet rreth imunitetit te deputeteve
Kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi nepermjet nje letre ka refuzuar nje kerkese te EULEX-it qe Parlamenti i Kosoves me nje rezolute te posacme te kerkoje qe qeveria te marr nje mendim nga Gjykata Kushtetuese mbi imunitetin e deputeteve qe jane nen hetime. Zyrtare te EULEX-it nuk e komentuan pergjigjen e zotit Krasniqi sipas te cilit qeveria e Kosoves ka te drejte te kerkoje opinion nga Gjykata Kushtetuese pa kerkuar mendimin e Parlamentit. Kryeministri Hashim Thaci perjashtoi sot cdo mundesi qe qeveria e tij te ndermarre nje veprim te tille.