Dibër, mbeten pa ujë, banorët godasin kreun e Komunës
DIBËR- Kreu i komunës së Kalasë së Dodës, Bajram Hima është plagosur nga banorë të zonës gjatë një konflikti lidhur me ndërtimin e ujësjellësit të ri.
Mbi 50 banorë kanë penguar sot fillimin e punimeve për rikonstruksionin e ujësjellësit të vjetër me pretendimin se ndërtimi i tij do shteronte ujin në fshatrat e tyre.
Banorët kanë goditur me mjete të forta kryekomunarin i cili përfundoi në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendgjarje kanë qenë përfaqësues nga prefektura dhe policia, të cilët janë konfrontuar gjithashtu me banorët.
Ujësjellësi i vjetër daton që nga 1984.
Rikonstruksioni i këtij ujësjellësi që furnizon me ujë 20 mijë banorë të Peshkopisë dhe mbi 30 fshatra të Dibrës është bërë domosdoshmëri për shkak të amortizimit tejet të madh.
(e.m/BalkanWeb)