E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Shqiperise kundershton idene e ndryshimeve kushtetuese

Ne Shqiperi kryeministri Sali Berisha hodhi sot poshte mundesine e rishikimit te kushtetutes per te cilen ishte shprehur pak dite me pare kryetari socialist Edi Rama. Nderkohe partia demokratike njoftoi sot se tre dite me pare kyetari i grupit te saj parlamentar Astrit Patozi i kishte derguar nje ftese homologut te tij socialist Gramoz Ruci per te nisur menjehere se bashku punen per reformen zgjedhore.

Letra e zotit Patozi perkon me diten kur kyetari socialist Rama kushtezoi dialogun me kryeministrin Berisha me garanci nga komuniteti nderkombetar.

Nje pakete te plote reformash e garancish kushtetuese ligjore e institucionale te cilat adresojne thelbesisht jo per sy e faqe aspiraten europiane te qytetareve shqiptare dhe prioritetet e percaktuara nga Bashkimi Europian per Shqiperine. Kete pakete smund ta garantoje Saliu po vetem komuniteti nderkombetar

Nje dite pas kesaj deklarate te se merkures kryetari socialist Edi Rama pranoi gjate nje interviste ne emisionin Top Story se ne ndryshimet kushtetutese te realizuara me konsensus ne 2008 jo gjithshka ishte bere si duhej.

Sot kryeministri Sali Berisha gjate nje ceremonie per perurimin e nje rruge ne zonat rurale te Tiranes duket se nuk la asnje shteg per idene e hedhur nga kryetari socialist        Atyre qe bertasin te ndryshojme kushtetuten sa here  ju leviz karrigia atyre do tu them ketu sot se ky vend ka nevoje te zbatoje kushtetuten te zbatoje ligjet tha kryeministri Berisha

Po sot nga selia e partise demokratike u njoftua se tre dite me pare kryetari i grupit te saj parlamentar Astrit Patozi i ishte drejtuar me nje leter kryetarit te grupit socialist Gramoz Ruci duke e ftuar ate qe te nisnin menjehere nga puna per reformen zgjedhore per te zbatuar rekomandimet e Osbe-Odihr-it. Zoti Patozi propozon qe brenda ketij sesioni parlamentar te nise edhe puna e komisionit te Reformes zgjedhore si dhe fton socialistet qe se bashku ti drejtohen Komisionit te Venecias dhe Osbe/Odihr-it qe te ofrojne ekspertizen e tyre.

Demokratet kane perseritur ne kete leter qendrimin e tyre te njohur se jane te gatshem te pranojne te gjitha ndryshimet qe ofron opozita me kushtin qe ato te kene marre me pare edhe vleresimin pozitiv te institucioneve nderkombetare.

Letra e zotit Patozi eshte e dates 13 korrik dhe perkon me daljen publike te zotit Rama dhe deklarimin e tij se ne kushtet aktuale nuk mund te kete dialog me shumicen e kryeministrit Berisha. Duket se per socialistet ky qendrim ka qene njeherazi edhe pergjigje ndaj fteses se demokrateve te cilet propozonin qe takimi i pare mes kryetareve te grupeve te mund te realizohej dy dite me pas pra gjate dites se djeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›