Igumenicë, bllokohen 130 kg drogë, pranga një shqiptari e një greku
IGUMENICE- Rreth 130 kilogramë bimë narkotike me prejardhje nga Shqipëria është bllokuar nga policia greke e Igumenicës, ndërsa janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve shqiptar.
Lënda narkotike u bllokua në afërsi të qytetit të Igumenicës, fqinj me Shqipërinë.
Fillimisht ishte arrestuar shtetasi grek që po transportonte me një autoveturë të marrë me qera lëndën narkotike nga kufiri shqiptar. Më pas është prangosur në Athinë edhe shtetasi shqiptar, i cili nga hetimet e para rezultoi si personi prites i lëndës narkotike.
Trafiku i hashashit vazhdon të mbetet problem për njësitë kufitare shqiptare dhe greke. Veprimtaria e trafikantëve rritet ndjeshëm gjatë sezonit turistik për shkak të rritjes së kërkesës për llojet e ndryshme të lëndëve narkotike, sidomos prej turistëve që mbërrijnë si në brigjet shqiptare edhe ato greke.
(s.g/voa/BalkanWeb)