Doha, jo finale Federer-Nadal

Roger Federer, numri dy i renditjes botërore në tenis, ka kaluar në finalen e turneut të Dohas pasi ka mundur në gjysmëfinalen e parë francezin Jo-Wilfred Tsonga.
Federer fitoi në dy sete, 6-3 dhe 7-6.
Në gjysmëfinalen tjetër të këtij turneu midis spanjollit Rafael Nadal dhe rusit Nikolai Davydenko, fitues doli tenisti rus i cili fitoi në dy sete (6-3 dhe 6-1).
Nadal, numri 1 i renditjes botërore, nuk i bëri dot ballë rusit "të rilindur" edhe për shkak të një gjendjeje gripale që po vuan këto ditë.