E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu mbetet jashtë ekipit

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 16:23

Fiorentina ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se e ka përjashtuar nga ekipi sulmuesin Adrian Mutu, për shkak të sjelljeve të tij arrogante dhe për mosrespekt ndaj klubit Viola.

“Fiorentina komunikon se e ka përjashtuar menjëherë futbollistin Adrian Mutu nga stërvitjet dhe nga përgatitjet me klubin. Lojtari nuk e ka respektuar kontratën dhe i ka munguar respekti ndaj fanellës Viola, skuadrës, tifozëve dhe klubit”, shkruan në komunikatën e këtij klubi.

Fiorentina dhe Mutu do të takohen në gjyq, ku edhe pritet të shkëputet kontrata. Futbollisti kërkonte largimin para ndeshjes me Bolognan, por zyrtarët e klubit nuk e pranuan një gjë të tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›