Beckham hua në Tottenham

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 16:16
David Beckham do t’i bashkohet Tottenhamit shumë shpejt. Këtë lajm e ka bërë të ditur menaxheri i Spurs, Harry Redknapp. Klubi anglez dhe ai amerikan Los Angeles Galaxy janë marrë vesh për një huazim prej dy muajsh të mesfushorit anglez.
“Mendoj se do të jetë me ne të dielën, kështu të paktën jam informuar. Dy klubet janë duke biseduar për detajet e fundit dhe mendoj se ekzistojnë mundësitë reale që ky huazim të konkretizohet”, tha Redknapp.
Pas një jave, Tottenham do të luajë kundër Manchester United dhe pikërisht në këtë ndeshje mund të debutojë anglezi, i cili kishte kaluar 10 vjet në Old Trafford.