Tri ndeshje moslojë për Felipe Melon

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 16:18
Felipe Melo e ka nisur në mënyrë katastrofale vitin 2011. Mesfushori temperament brazilian, përpos që ishte shkaktari kryesor i humbjes së Juventusit me rezultat 4:1 në shtëpi nga Parma, e ka pësuar edhe vetë.
Në fakt, Gjykata Sportive në Itali e ka dënuar mesfushorin defanziv me 3 ndeshje moslojë, pas ndërhyrjes së ashpër dhe të qëllimtë në fytyrë ndaj kundërshtarit, me ç’rast ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Ky rast kishte ndodhur në fillim të pjesës së parë.