E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli publikon deklaratën e divorcit të Ramës

Në një konferencë shtypi, zëdhënësja, Erla Mëhilli ka publikuar të plotë deklaratën e gjyqit të asaj kohe.

“I pandehuri ( Edi Rama) ka filluar të sillet ftohtë kur ka mësuar se paditësja është shtatzanë. Në atë kohë pra në Janar të vitit 1990 i padituri është ftohur me të dhe nga ajo kohë nuk kanë pasur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij.”, thuhej në proces-verbalin, sipas zëdhënëses së PD-së.

Ajo shtoi se Edi Rama i ka deklaruar trupit gjykues fjalë për fjalë ( marrë nga proces verbali original): “Unë nuk jam në gjendje shëndetësore të pranueshme për të lindur fëmijë. Nuk pranoj që është fëmija im, dhe nuk pranoj as ekzaminime laboratorike për këtë. Nuk rris unë fëmijë të të tjerëve”.

 “Siç, shihet qartë edhe nga dokumentat origjinale të publikuara deri tani, të cilat për herë të parë ja ka publikuar në fletushkën e tij ndihmësi i tij kryesor aktual Ymer Baze, denoncimi i këtij fakti të rëndë nuk është shpifje apo sajesë e Partisë Demokratike, por e vërteta lakuriqe dhe e shëmtuar, protagonisti i vëtëm i së cilës është Edvin Kristaq Rama, Kryetari aktual i Partisë Socialiste, i njohur sot ndryshe me emrin Edi Rama”, theksoi më tej ajo.

Ajo u shpreh se ky nuk është sulm e as akuzë, e aq më pak për motive politike. Ajo pohoi më tej se “njëriu që i ka mohuar atësinë fëmijës së vet së bashku me kafshatën e gojës, e që sot e përdor edhe për qëllime elektorale,( e kjo është makabritet dhe jo ndjesi prindërore) nuk ka se si të mos i mohojë shqiptarëve votën e lirë, lëvizjen e lirë, të ardhmen e tyre evropiane. Ky njëri që mohon fëmijën e vet, nuk mund të ndërtoje të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve!”

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›