E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: “Jam i gatshëm ti bashkohem grevës së urisë”



Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, shprehu dje gatishmërinë për t’iu bashkuar kolegëve të grevës së urisë. Ai deklaroi përpara protestuesve se opozita është e vendosur për të çuar deri në fund kauzën e saj. “Do t’i themi ndal asaj masakre dhe maskarade që qeveria ‘Berisha’ ka bërë mbi votat e popullit e pronat e shqiptarëve. Do t’i japim fund tiranisë së pushtetit”, - u shpreh Dokle.

Hysi: “Socialistet në grevë për të mbrojtur të drejtën e votës”

Gratë socialiste nuk kanë hyrë në grevë për shkak se janë ndjerë të detyruara, por kanë hyrë për të mbrojtur të drejtën e votës. Reagimi vjen nga deputetja socialiste Vasilika Hysi ndaj deklaratës së deputetes së Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku. “Gratë e Partisë Socialiste kanë hyrë në politikë kur u formuan si personalitete. Kemi hyrë në politikë për t’i dhënë asaj dhe jo për të marrë nga politika. Askush nuk na tërheq nga hunda”, - u shpreh Hysi, ndërsa shtoi se nëse qeveria nuk ndërhyn, atëherë të gjitha gratë socialiste do të futen në grevë.

5 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›