Rama: “Nuk e ndalim grevën, do ta çojmë përpara betejën tonë”
Kreu i PS-së: “Shtimi i numrit të grevistëve do të bëhet në mënyrë të organizuar”
Partia Socialiste, e vendosur në bindjen e saj për transparencën e zgjedhjeve të kaluara, do të vazhdojë pa ndërprerje grevën përpara Kryeministrisë. Deklarata është bërë dje nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga podiumi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe si kundërpërgjigje ndaj Policisë së Shtetit. Duke folur përpara Kryeministrisë, aty ku ndodhen prej pesë ditësh edhe çadrat e grevistëve të urisë, Rama theksoi se gjendja është përkeqësuar dhe kriza po thellohet çdo ditë e më shumë.
Deklarata
"Ne nuk ndalemi dhe do ta çojmë përpara këtë betejë, pasi kemi marrë përgjegjësinë tonë me vetëdije të plotë kombëtare, europiane dhe qytetare", - u shpreh Rama.
Kreu i Partisë Socialiste shtoi se protesta do të vijojë me të gjithë fuqinë e shpirtit dhe dhimbjen e trupit që nevojitet për t'i dhënë rezistencës paqësore të gjithë përmasën e aspiratës. "Nuk jemi në protestë për pushtet, por për transparencë, dhe duam që të vihet në vend e drejta e popullit për t'u zgjedhur nga ata që voton dhe jo nga ata që vjedhin votat", - tha Rama. Kryesocialisti nënvizoi se kjo është greva më transparente që është bërë ndonjëherë. Rama apeloi se njerëzit nuk duhet të ndjekin propagandën qeveritare që flet për rritje ekonomike dhe të të ardhurave, por duhet të shohin në sy realitetin. “Kjo betejë është dhe për ata që nuk e kanë votuar Partinë Socialiste”, - u shpreh Rama.
Lideri i opozitës insistoi se nga ana e mirëqenies të gjitha vendet e rajonit janë më mirë se Shqipëria. “Kryeministri ynë flet për një vend që ka bërë zili edhe Kinën dhe Francën. Ky është një pushtet, i cili, njësoj si në të shkuarën, kur pushteti buronte nga dhuna e proletariatit, i thotë popullit ‘je i lumtur se je i pasur’”, - tha Rama. Lidhur me pretendimet e maxhorancës, Rama theksoi se transparenca e zgjedhjeve nuk është çështje e gjykatave. “Nuk synojmë ta marrim pushtetin përmes transparencës, por kërkojmë transparencë përmes pushtetit", - është shprehur Rama, duke theksuar edhe njëherë se nuk kërkon pushtet në tavolinë, por zbardhje njëherë e mirë e vjedhjes së zgjedhjeve. Rama ka vënë në dukje se pa u çliruar zgjedhjet, çdo çështje tjetër do të bëhet e pamundur për t'u zgjidhur përballë këtij pushteti.
Greva e urisë
Kreu i partisë më të madhe të opozitës ka theksuar se shtimi i numrit të grevistëve do të bëhet në mënyrë të organizuar. Edhe nëse gjendja e ndonjë grevisti do të përkeqësohet së tepërmi, Rama ka deklaruar se do të zëvendësohet menjëherë nga një grevist tjetër që kërkon t’u bashkohet çadrave përpara Kryeministrisë. “Asnjë krevat nuk do të ngelet bosh, por një do të dalë e 5 të tjerë do të hyjnë në grevë urie”, - ka deklaruar Rama. Kryesocialisti Rama ka nënvizuar çdo ditë se kjo betejë nuk është beteja e Partisë Socialiste për të marrë pushtetin, por beteja e një populli të tërë dhe u ka bërë thirrje protestuesve të përgatiten për të rezistuar deri në fund. “Përgatituni për të rezistuar, sepse beteja jonë mund të jetë e shkurtër nëse Berisha do të reflektojë shpejt, por do të jetë edhe e gjatë nëse ajo nuk ndodh”, - ka thënë Rama.
5 Maj 2010