Dokle: “Kryeministri Berisha të reflektojë me seriozitet për kërkesat e opozitës”
PS: Komisioni hetimor i kërkuar nga PS-ja nuk synon ndryshimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor
Partia Socialiste deklaron se qeveria duhet të lejojë hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Vendosmërinë e saj PS-ja e mbështet në të drejtën legjitime dhe kushtetuese të mbrojtjes së votës së lirë e të vullnetit të paprekur të zgjedhësve. Opozita i bën thirrje Partisë Demokratike, veçanërisht kryeministrit Sali Berisha, të reflektojë në kohën e duhur, pa vonesë dhe me seriozitet, për kërkesat e saj legjitime. Deputeti Namik Dokle deklaroi dje bindshëm se asnjëherë dhe askush nuk do të mundë të fshehë të vërtetën e zgjedhjeve dhe se manipulimi i 28 qershorit nuk do të përsëritet më.
Dokle vlerësoi tryezën e thirrur nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili theksoi se PS-ja shprehu vullnetin e saj të plotë për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer vendin, për t’i dhënë fund një herë e mirë deformimit të votës së popullit dhe imponimit të paligjshëm të mungesës së transparencës mbi procesin zgjedhor.
Deklarata
Përsa i përket hetimit dhe transparencës së zgjedhjeve, socialisti Dokle i bëri të qartë qeverisë se objekti, gjetjet dhe raporti i komisionit hetimor të kërkuar nga PS-ja nuk synon ndryshimin, rishikimin apo modifikimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor, vendim i cili nga PS-ja është konsideruar përfundimtar e i formës së prerë. Gjithashtu, deputeti Dokle sqaron se hetimi i zgjedhjeve nuk kërkon ndryshimin e rezultatit në tavolinë. “Që në takimin e parë ra alibia kryesore dhe e vetme e Partisë Demokratike dhe e qeverisë për moslejimin e një hetimi të plotë dhe të pakufizuar. Alibia se hapja e kutive prek pavarësinë e gjykatave u shkërmoq”, - u shpreh Dokle, duke shtuar se “ajo që ka rëndësi është se tashmë u bë e qartë: Përse Partia Demokratike dhe qeveria e kundërshtonin dialogun për hapjen e kutive sa herë që Partia Socialiste e kërkonte? Përse Partia Demokratike dhe qeveria kërkuan me ngulm në Strasburg rrëzimin e amendamentit që i kërkonte Presidentit të vendit thirrjen e tryezës për zgjidhje politike?”.
Hetimi
Deputeti Dokle deklaron se përmbajtja e objektit të hetimit parlamentar që duan të ngrenë deputetet socialistë ka lidhje me çështje të tilla, si: mungesa e zbatimit të ligjit gjatë numërimit të votave, shkeljet flagrante gjatë votimit në QV, mangësi në përdorimin e teknologjisë mbështetëse të monitorimit të procesit e të numërimit të votave, përdorimin e aseteve publike dhe administratës shtetërore në favor të një subjekti zgjedhor, presioni shtetëror ndaj punonjësve për efekte elektorale dhe lejet e përkohshme gjatë fushatës për personat e dënuar për vepra penale etj. Sipas deputetit Dokle, ky objekt është në përputhje me parimet kushtetuese të mishëruara edhe në praktikën e Gjykatës Kushtetuese mbi ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Më tej Dokle thekson se ky objekt që ka të bëjë me transparencën si element kyç i demokracisë, mbështetet dhe në përvojat demokratike në SHBA, Itali, Rumani, për të mos përmendur dhe Afganistanin.
Këto kërkesa janë evidentuar qartë edhe në memorandumin e PS-së, ku kreu i saj, Edi Rama, ia ka paraqitur ditën e shtunë presidentit Topi. Në memorandum vërehet qartë kërkesa për hapjen e kutive, me qëllim hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në memorandum, PS-ja dëshmon vullnetin për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës politike, që siç theksohet në tekst, i ka rrënjët në deformimin e votës së popullit.
Kodheli: “Borxhi, qeveria po sillet si Sudja me buxhetin e shtetit”
Borxhi i qeverisë për të financuar nevojat e buxhetit tregon se qeveria gënjen për rritjen e të ardhurave. Deputetja Kodheli deklaroi dje se borxhi provon keqmenaxhimin e vazhdueshëm që i ka bërë ekonomisë së vendit qeveria e Sali Berishës, ndërsa nga ana tjetër, Ministria e Financave e ka quajtur këtë operacion të huamarrjes publike të Shqipërisë një sukses që do të ndihmojë ekonominë shqiptare. “Ministria e Financave njoftoi për emetimin e eurobonove me një vlerë prej 300-350 milionë eurosh, rreth 200 milionë prej të cilave do të shkojnë për shlyerjen e një borxhi të mëparshëm, ndërsa pjesa tjetër për të financuar nevojat e buxhetit”, - tha Kodheli, duke shtuar se “për shkak të allishverisheve elektorale të qeverisë “Berisha” me paratë e shqiptarëve, ajo sillet si Sudja me buxhetin e shtetit”. Në kuadrin e borxhit, Kodheli i kërkoi ministrit Bode që të deklarojë se sa është parashikimi i kostos se këtij borxhi. “Me ç’interesa do të merret ai? Ka gjasa që këto të jenë më të larta sesa interesat e ofruara brenda Shqipërisë për kreditimin në euro. Atëherë përse duhet marrë medoemos nga jashtë?” - shton Kodheli.
Ajo theksoi se qeveria nuk ka pse ta konsiderojë si sukses marrjen e një borxhi në një moment kur nuk është në gjendje të na argumentojë se si do ta ndihmojë ekonominë shqiptare. “Nëse investimet për të cilat flet Ministria e Financave janë të shëndetshme për ekonominë, perse nuk akomodohen nevojat për këto investime nga mbledhja e të ardhurave? Sepse Sali Berisha ka deklaruar se të ardhurat pritet që të rriten jo vetëm si pasojë e mrekullive ekonomike që po na bën, por edhe sepse ka hyrë në fuqi deklarimi i TVSH-së për biznesin e vogël me xhiro mbi 5 milionë lekë në vit”, - u shpreh Kodheli.
Shalsi: “Meta të mos e harrojë piskamën e famshme ndaj Berishës pas zgjedhjeve”
Deputeti i Partisë Socialiste deklaroi dje qëndrimin e vendosur të socialistëve se hapja e kutive është vullnet kushtetues që populli do ta imponojë nëse pushteti do ta mohojë. Sipas tij, hapja e kutive ka vënë në një pozitë frike zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. Me këtë rast, Shalsi i ka rikujtuar Metës qëndrimin e tij pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. “Ilir Meta ka të drejtë të dridhet nga frika e kutive, ku fshihet dhe e vërteta e mandatit që nuk i takon në Tiranë, por ne nuk kemi të drejtë ta falim korrupsionin e djeshëm elektoral, sepse nuk mund të lejojmë që nesër korrupsioni të gllabërojë përsëri votat e popullit”, - duke theksuar se “me këtë rast i kujtojmë Ilirit piskamën e tij të famshme pas zgjedhjeve kur tha: ‘Sali Berisha të mos masturbohet me një fitore që nuk ekziston’”.
16 Shkurt 2010