E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurostat: Papunesia ne BE arrin ne 10 %

Numri i te papuneve ne vendet e Bashkimit Evropian ka arritur nje rekord te ri. Sipas zyres se statistikave evropiane, Eurostat ne Bruksel, ne muajin dhjetor te 2009-es ne 27 vendet anetare te BE-se, numeroheshin rreth 23 milione te papune, thene ndryshe 1 ne 10 persona. Norma e papunesise arriti ne 10 %, me e larta ne nje dekade. Sipas analisteve ky skenar i rritjes se nivelit te papunesise, do te vazhdoje edhe pergjate vitit 2010. Keto shifra tregojne se dhjetori i vitit qe lame pas, numeroi 4.6 milione me shume se te papune se dhjetori i 2008-es. Sipas te dhenave normen me te larte te papunesise e kane Letonia dhe Spanja me 23 % dhe 19.5 % e me te ulet, Austria dhe Holanda, perkatesisht me 5.4 dhe 4 %. Raporti thekson se ajo qe eshte problematike eshte rritja e numrit te te papuneve nen moshen 25 vjec. Nese ne dhjetor te vitit 2008 perqindja ishte 16.9, per vitin 2009 kjo % arriti ne 21.4. Ne Spanje nuk punojne 44.5, me e larta ne bllokun 27-anetaresh, ne Holande shenon serish perqindjen me te ulet me, 7.6. Ajo qe Bashkimi Evropian ka planifikuar per te ulur shifrat e larta te papunesise tek rinia, jane lancimi i linjes se mikrokredive, ne masen 100 milione euro. Me kete program synohet dhenia e kredive per ata te rinj te papune qe te hapin biznese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›