Doktor "dentisti" dhe mafia
Më në fund Berisha doli qartazi në origjinën e tij politike, në atë që e njohim të gjithë, si politikani që përfaqëson dhunën ndaj opozitës. Ky është Berisha i vërtetë dhe tashmë nuk besoj se ka kush ndonjë dyshim se Berisha i tretë ka ndonjë dallim nga ai i pari. Shkulja e "dhëmbëve dhe e dhëmballëve" opozitës, që sipas tij është "mafioze dhe e kuqe", është ajo që ky zotëri ka ditur dhe di të bëjë sa herë që ndjen t‘i rrezikohet pushteti. Këtë gjë ka bërë në vitet 1992-1997, kur arrestoi dhe dënoi politikisht Fatos Nanon, internoi Gramoz Ruçin, nxori në ilegalitet "të penduarit" Arben Imami e Neritan Ceka, desh me "vu dorë" edhe n‘Genc Rulin dhe Artan Hoxhën, rrahu barbarisht Edi Ramën, suli SHIK-un dhe policinë kundër opozitës, medias dhe çdokujt që kritikonte shtetin, arrestoi Aleksandër Frangajn dhe Martin Lekën, më pas edhe Arben Ristanin, sepse i liroi dy të parët, ndërseu ushtrinë kundër popullit, armatosi shqiptarët për t‘i ndërsyer ata kundër njëri-tjetrit, shpiku anti-mitingjet e kështu me radhë bëri ç‘i deshi qejfi i tij politik.
Sot Berisha ka veshur bluzën e "dentistit" dhe me darën e nallbanit kërkon t‘i kujtojë opozitës dhe gjithë opinionit publik se është po ai që ka qenë kur kishte veshur bluzën e kardiologut politik të viteve 1992-1997. Sigurisht nuk mund të mos pranojmë se acarimi i situatës politike në vend ka ardhur për shkak të një reagimi të vonuar dhe disi të pamotivuar mirë të zotit Rama, i rikonfirmuar në krye të Partisë Socialiste. Sidoqoftë, reagimi i doktor-dentistit Berisha ishte jo proporcional dhe tepër i rrezikshëm për vendin dhe demokracinë ende të brishtë shqiptare. Ishte jo proporcional, sepse nuk ka ende ndonjë rrezik real që opozita po përgatitet për dhunë ndaj shtetit. Realisht e kam shumë të vështirë ta imagjinoj Rudina Seserin, Damian Gjiknurin, Ilir Beqen, Namik Doklen, Gramoz Ruçin e aq më pak Edi Ramën me kallashnikov në dorë, duke kërkuar rrëzimin e Berishës. Ky deklarim joproporcional i Kryeministrit të vendit ishte dhe mbetet i rrezikshëm për demokracinë, sepse "shkulje dhëmbësh" në shqip do të thotë shuarje të opozitës, qoftë dhe me dhunë. Kur Kryeministri flet kështu, është e qartë se situata demokratike është tepër e rëndë. Kjo është Shqipëria e vitit 2009, që po jetojmë!
Nuk besoj se ka sot kryeministër në botën demokratike që të kërcënojë opozitën e vendit të vet kaq rëndë sa ç‘bën Kryeministri ynë. Është e qartë (ose të paktën këtë dëshiroj të besoj unë), se ai e ka humbur toruan dhe se nuk i ka seriozisht ato që thotë. Të paktën ai vetë këtë gjë e ka pranuar, se në momente përplasjesh politike, fjalët e tij nuk duhen marrë për bazë. Dua ta besoj këtë teori, sepse çdo reagim mbi bazën e atyre që deklaroi Kryeministri, do të ishin fatale për të gjithë ne. Sjellje të tilla politike janë të papranueshme për një vend demokratik, qoftë edhe me standarde minimale si vendi ynë. Në demokraci është opozita që proteston dhe qeveria që toleron. Kurse në demokracinë e doktor dentistit është ndryshe, kur opozita proteston, proteston edhe qeveria ndaj protestës së opozitës. Modeli i organizimit të mitingjeve nga qeveria ka ndodhur dhe ndodh vetëm në shoqëritë e mbyllura me shtet totalitar. Mitingje qeveritare sot organizojnë vetëm Kuba dhe Venezuela, ku dihet se drejtohen nga komunistët. E parë në këtë këndvështrim, nuk e dimë më se kush e përfaqëson komunizmin në Shqipëri, qeveria që bën mitingje, apo opozita që na paska në gjirin e saj disa fëmijë të ish-komunistëve?! Cilado qoftë e vërteta e komunizmit aktual në politikën shqiptare, një gjë mbetet e vërtetë, se shoqëria jonë, për shkak të kësaj sjelljeje politike, është tashmë thellësisht e përçarë. Ajo (shoqëria) nuk është më në gjendje ta largojë këtë politikë të mbrapshtë dhe se për shkak të kësaj politike, nuk ka më garanci për të përballuar asnjë sfidë të së ardhmes.
Përtej këtyre retorikave të politikës së papërgjegjshme, Shqipëria e vitit 2009 është realisht e kërcënuar nga çështje shumë serioze që meritojnë vëmendje. Unë nuk e di nëse është mafia e kuqe, e zezë, blu apo jeshile që ka hyrë në Shqipëri, por ndjehem i kërcënuar realisht kur mendoj se ajri që thith është i ngarkuar me toksina dhe substanca kimike, që qartësisht shkaktojnë sëmundje. Ndjehem i tmerruar kur mendoj se fëmijët e mi po shkollohen në një sistem pa sistem, pa kokë e pa taban. Ndjehem i panikuar kur shoh se si njerëzit shesin e blejnë varfërinë e tyre për hiç mos gjë, duke kompromentuar vendimmarrjen e shtetit. Jam i revoltuar kur shoh se si padrejtësia është legalizuar. Më vjen të pëlcas kur shoh e dëgjoj politikanët që vetëm gënjejnë, mashtrojnë dhe flasin qesim duke zhvleftësuar jo thjesht politikën, por edhe vetë fjalën. Ǒështë më e keqja, jam i pafuqishëm të protestoj për të gjitha këto probleme. Jam i pafuqishëm, sepse nuk arrita ta bind as Partinë Socialiste, që besoja se ishte diçka më ndryshe se partia e Berishës, se më shumë sesa rezultati i kutive që u miratua me konsensus, duhet të ndalojmë masakrën shtetërore ndaj mjedisit, ndaj pronës, ndaj jetës, ndaj shëndetit, ndaj punës së ndershme, ndaj drejtësisë, ndaj administratës, ndaj varfërisë etj.
Për fat të keq, politika e sotme, me rrëshqitjen e saj në modelin e vjetër të kërcënimit dhe të militantizimit të njerëzve, si dhe të keqpërdorimit të fjalëve për akuza politike, nuk është garanci për zgjidhjen e sfidave që kemi përpara. Ndoshta Kryeministri bën mirë që flet për mafien, pavarësisht përdorimit politik të gabuar të saj, por nuk ka aspak të drejtë të pretendojë se mafia qenka opozita. Nuk ka të drejtë, sepse në parim mafia harxhon kohë dhe para për të blerë qeveritë që marrin vendimet dhe jo opozitat që bëjnë gam-gam rrugëve. Aq më pak të drejtë ka Kryeministri që në emër të luftës kundër mafies na u dashka shkatërruar demokracia dhe shuar opozita. Për fat të keq, po rrezikojmë shumë me keqpërdorimin e fjalëve nga politika. Cilado qoftë e vërteta e këtyre deklaratave, një gjë tashmë është arritur qartësisht, që fjala MAFIA është zhvleftësuar nga keqpërdorimi politik. Ky zhvleftësim është i rrezikshëm, sepse ul ndjeshëm vigjilencën e shtetit dhe të shoqërisë ndaj mafies së vërtetë. Është provuar se në shtete dhe shoqëri të tilla, pra jovigjilente, mafia ka gjetur strehë. Kjo është vërtet shumë e rëndë për të gjithë ne. Është koha kur politika minimalisht të mos keqpërdorë fjalën për kërcënime publike, por të lejojë institucionet e shtetit të veprojnë sa herë kemi shkelje të thjeshta të ligjit, me qëllim që të parandalohen shkeljet e mëdha që dikton krimi i organizuar dhe mafia. Të gjithë duhet të kuptojmë se në botën moderne ku jetojmë dhe dëshirojmë të shkojmë, janë institucionet e drejtësisë ato që merren me mafien dhe dhëmbët e saj dhe jo kryeministrat, qofshin këta edhe me të shkuar mjekësore.