Luftë nervash në Bulevard
E gjithë politika shqiptare është në krizë. Nuancat e urrejtjes kanë nisur të shfaqen tashmë haptas në gjuhën e luftës që po përdorin palët ndaj njëra-tjetrës. Zhargoni i së kaluarës është rikthyer bezdisës, si kujtimi i një makthi të harruar. Papritmas po dëgjojmë për përmbysje regjimi, shkulje dhëmbësh, byro politike, këlyshët e bllokut dhe të tjera marrëzi ulëritëse, të cilat kanë për qëllim ta tërheqin publikun në konflikt, duke luajtur me emocionet popullore e duke trazuar plagë të vjetra. Në rast se opozita dhe qeveria u përmbahen atyre që po thonë këto ditë, do të ketë një përplasje ballore.
Protesta që opozita organizoi gjatë datave 20, 21 dhe 22 nëntor në Tiranë, ka shërbyer për ta tensionuar situatën politike në vend. Qëndrimi politik i mazhorancës deri më sot mbetet që në Shqipëri nuk ka krizë politike, megjithatë, teza se në krizë është Partia Socialiste, thuajse nuk po shqiptohet më. Komunikimi politik i shpotive dhe qesëndive po zëvendësohet nga kërcënimet publike dhe kundërpërgjigjet me kërcënime të ndërsjella.
"Trashja e zërit në publik" po bën që palët në sherr ta braktisin me shpejtësi komunikimin politik të ditëve tona, për t‘ju rikthyer zhargonit të vitit 1990, me kushtrimet populiste dhe moralizmin e asaj kohe, që 19 vjet më vonë kumbon i pasinqertë. Për shkak se kjo është një përpjekje pragmatiste për të mbajtur apo marrë pushtetin, palët po evokojnë frymën e dhjetorit të vitit 1990, në përpjekje për t‘i portretizuar aksionet e tyre politike në dritën dhe lavdinë e atyre ditëve.
Sipas "Top Channel", në selinë rozë, dhjetori i 2009-ës po konsiderohet si "Dhjetori i dytë i shqiptarëve", një përcaktim që flirton me groteskun ndërsa mbetet tmerrësisht shqetësues. Me të njëjtin zell, mazhoranca ka vënë në lëvizje "trupat" për të organizuar një miting që Kryeministri Berisha e ka quajtur "madhështor" në datën 8 dhjetor. Kryeministri u shpreh se kjo datë do të simbolizojë "Rënien e ‘Murit të Berlinit‘ në Tiranë", një simbolikë disi e sforcuar, aq kohë sa shihet qartë që mitingu i Rrëzimit të Murit të Berlinit shërben që mazhoranca të tregojë muskujt e saj mitingashë në të njëjtën mënyrë siç bëri opozita. Me ndryshimin e vetëm që ndërsa opozita proteston, qeveria feston. Këto mitingje pretendojnë të jenë manifestime mbarëpopullore, por unë mendoj se duhet të pranojmë që shqiptarët nuk kanë si protestojnë e festojnë njëherësh. Populli nuk është njëkohësisht i pakënaqur dhe i kënaqur (sofizmat mënjanë), dhe kjo tregon natyrën artificiale të njërit, tjetrit apo të të dy manifestimeve bashkë.
Përpjekja për të provokuar te publiku ndjenja të forta dallohet edhe në gjuhën e përdorur. Partia Socialiste flet për një "qeveri të kthyer në regjim" (Edi Rama, "Shekulli", 23 nëntor), dhe protestën e organizuar prej saj e interpreton si "një lëvizje popullore demokratike, shprehje e vullnetit të lirë të një populli… për të mbrojtur njëkohësisht liri dhe të drejta, që janë seriozisht të kërcënuara". Vazhdimisht kreu i opozitës e ka quajtur Kryeministrin "halldup" dhe ka vënë në dyshim gjendjen e tij mendore, ndërsa qeverinë e konsideron pa të drejtë për të qeverisur.
"...kjo qeveri është zgjedhur nga një Parlament që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve. Fakti që ky pushtet është një pushtet pa legjitimitetet. Një pushtet që ka lindur i degraduar, sepse është ricikluar përmes vjedhjes së votës"
Përgjigjja metaforike e Berishës lë pak vend për keqkuptime:
"Aleanca puniste-mafioze, së cilës i gënjen mendja se do të mund të dhunojë rendin demokratik, legjitimitetin e institucioneve kushtetuese të vendit, le të merret me mbledhje dhe ultimatume sa të dojë. Atë çka unë i garantoj aleancës punisto-mafioze, është se me darët e ligjit, një nga një do t‘u shkulim dhëmbët dhe pastaj dhëmballët. Nuk do t‘u mbetet gjë në gojë…"
Me Forcë apo me Dhunë?
"Shkurt e troç: Në qoftë se kutitë do të mbahen forcërisht të mbyllura, ne do të kërkojmë me forcë largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme", Rama në protestë, 20 nëntor 2009.
Ultimatumi i opozitës dhe deklarimi i Edi Ramës se opozita do të kërkojë me forcë largimin e qeverisë, është interpretuar në shumë media sikur opozita po kërcënon përdorimin e forcës. Në fakt ka një dallim midis "të kërkosh me forcë" dhe "të përdorësh forcën", dallim që në mendimin tim Rama di ta bëjë mirë, ashtu sikundër di që shprehja e tij do të keqinterpretohej për të përcjellë pikërisht mesazhin e dëshiruar, të cilin e ka mbuluar me eufemizëm.
Njëkohësisht është e qëllimshme paaftësia e disa aktorëve të medias dhe politikës për të bërë dallimin midis "Forcës" dhe "Dhunës" në kontekstin politik. Ka forma të Forcës që nuk kanë asgjë të bëjnë me Dhunën, si për shembull bojkotet, grevat apo bllokimet e hyrjeve të institucioneve me masa popullore. Zv/kryeministri Meta, në prononcimet e djeshme, u shpreh se opozita po kërkon të përdorë "Dhunë", edhe pse deri më tani PS është kujdesur ta bëjë të qartë se në asnjë skenar situata nuk do të degradojë në dhunë. Por ndërsa siguron se nuk do të ketë dhunë, Partia Socialiste përcjell agresivitetin nëpërmjet simbolikës. Ja se si shprehet në një intervistë sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafaj:
"Në kuptim simbolik kjo protestë është një proces, është një luftë për votën e lirë, për transparencën e asaj vote, është një luftë për të konsoliduar rëndësinë dhe peshën që ka vota, raportin që duhet të ketë shteti me votën e qytetarit. Kjo është një luftë që kalon në disa faza apo beteja dhe kjo ishte një nga betejat".
Aspak më mbrapa nuk mbetet mazhoranca në agresivitetin e gjuhës së saj. Në gazetën "Panorama" të datës 23 nëntor, lexojmë këto komente të Kryetares së Kuvendit, znj.Topalli:
"Askush nuk mund të cenojë sistemin e demokracisë. Demokracia është e pakthyeshme dhe shteti ligjor është gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë për të gjithë shqiptarët. Sot jemi në 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit dhe për ne shqiptarët, e në mënyrë të veçantë për PD-në, që ishte forca që rrëzoi komunistët, byronë politike, sigurimsat e shtetit. Natyrisht që askush, as bijtë, as ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit, as ministri i fundit i Ramiz Alisë, as emrat e Xhelilëve apo ta Hamidve apo të të tjerëve, nuk mund të guxojnë që të cenojnë ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit, të qeverisë dhe institucioneve".
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, në lidhje me qëndrimin e opozitës: "Ditët e fundit, çunat e Bllokut, çuni i Kristaqit, çuni i Sul Bushatit, çuni i Xhelilit dhe ai i Hamitit, së bashku me ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, ministrin e fundit që qëndronte në krah të Ramiz Alisë në ‘90 dhe eksponentë të mafies së kuqe duan të vijnë në pushtet me dhunë", tha Paloka. Demokrati shtoi: "Jam këtu për t‘ju bërë të qartë se ne që hodhëm në koshin e plehrave të historisë baballarët e tyre, jemi të gatshëm dhe ju premtojmë se do u rezervojmë të njëjtin fat, në mos më keq, këlyshëve të Bllokut, nëse ju shkon ndërmend të përmbysin demokracinë e të kërkojnë të vijnë në pushtet me dhunë. Megjithëse unë mendoj se këlyshët e rrahur vetëm lehin e kuisin".
Eh, ja… Familje mafioze dhe mafiozë të kuq. Këlyshë e zagarë që kafshojnë të paepur për të siguruar shenjtërinë e demokracisë shqiptare. Kjo është panorama e mosozotshme e politikës kriptobudallaqe të ditëve që na ndajnë nga "Dhjetori i madh".