Doktoratura, Universiteti i Tiranës do të ofrojë 29 programe të ciklit të tretë
Katër fakultetet e UT-së, ku do të ndiqen studimet për gradën “Doktor”. Lista e doktoraturave në programe studimi, të ndara sipas fakulteteve
Jonida Tashi
Plot 29 programe doktoraturash, do të ofrojë Universiteti i Tiranës, për vitin e ardhshëm akademik. Ndërkohë që studimet për programet e ciklit të tretë, do të mund të ndiqen vetëm në katër fakultete të këtij universiteti. Konkretisht katër fakultetet që do të ofrojnë studimet për marrjen e gradës “Doktor” janë: Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Mjekësisë. Ky i fundit, do të ketë edhe numrin më të madh të programeve të doktoraturës, për të cilin janë përcaktuar 19 të tilla.
Programet
Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese të pavarura. Këto studime zgjasin të paktën 3 vite dhe përfshijnë edhe 60 kredite për studime të organizuara. Organizimi dhe funksionimi i programeve të studimeve të doktoratës, përcaktohet me rregullore të veçantë të Universitetit të Tiranës. Rregullat më specifike në lidhje me hartimin e programeve, kuotat e pranimit, kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, veçoritë akademike, kohëzgjatjen dhe kreditet si dhe diplomat e programeve të studimeve të doktoraturës përcaktohen në rregulloren e shkollës doktorale, pranë njësisë bazë në analogji, për aq sa është e mundur.
Kriteret
Për t’u pranuar në një program studimi të Doktoratës, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë apo diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë kritere specifike të pranimit në programet e doktoratës, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Këto kritere bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Për t’u pranuar në një program studimi specializimi afatgjatë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë, apo diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to, dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv. Institucionet publike të Arsimit të Lartë përcaktojnë kritere specifike të pranimit në këto programe studimi, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.
Doktoraturat sipas fakulteteve
NIVELI I TRETË I STUDIMEVE (DOKTORATURA)
Fakulteti i Drejtësisë (në pritje të akreditimit)
Doktoraturë në programin e studimit të së Drejtës Civile
Doktoraturë në programin e studimit të së Drejtës Publike
Doktoraturë në programin e studimit të së Drejtës Penale
Fakulteti i Shkencave Sociale (në pritje të akreditimit)
Doktoraturë në programin e studimit në Pedagogji
Doktoraturë në programin e studimit në Psikologji
Doktoraturë në programin e studimit në Filozofi
Doktoraturë në programin e studimit në Sociologji
Doktoraturë në programin e studimit në Punë Sociale
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (në pritje të akreditimit)
Doktoraturë në programin e studimit Shkenca gjuhësore
Doktoraturë në programin e studimit Letërsi botërore
Fakulteti i Mjekësisë (në pritje të akreditimit)
Doktoraturë në programin e studimit Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore
Doktoraturë në programin e studimit “Studime të thelluara kërkimore/aplikative në programin e studimit Farmakologji, Fiziologji dhe Fiziopatologji”
Doktoraturë në programin e studimit në Mjekësi Laboratorike
Doktoraturë në programin e studimit Multislice CT-arritje aktuale krahasuar me procedura të tjera diagnostike
Doktoraturë në programin e studimit Kardiologji
Doktoraturë në programin e studimit Kirurgji të përgjithshme dhe nën-specialitete
Doktoraturë në programin e studimit Korelacione morfo-klinike të ndërtuara mbi bazën e koncepteve bashkëkohore të zhvillimit të Mjekësisë
Doktoraturë në programin e studimit Neuroshkenca në dekadën 2001-2010
Doktoraturë në programin e studimit Mekanizmat pathologjike, diagnoza dhe trajtimi i endometriozës
Doktoraturë në programin e studimit Kërkime në Otorinolaringologji
Doktoraturë në programin e studimit Klasifikimi i retinopatisë diabetike, incidenca, trajtimi bashkohor, fotokoagulacionin panretinale, terapia intravitreale dhe kirurgjia vitreorientale
Doktoraturë në programin e studimit Kompetenca specifike në Imunollogji, Alergollogji dhe sëmundje infektive në pediatri
Doktoraturë në programin e studimit Sëmundje të brendshme
Doktoraturë në “Studime të thelluara të aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike të sëmundjeve infektive emergjente dhe ri-emergjente në Shqipëri”
Doktoraturë në “Studime të thelluara të aspekteve epidemiologjike, diagnostike dhe terapeutike të sëmundjeve të lëkurës”
Doktoraturë në programin e studimit Shëndet Publik
Doktoraturë në Studime të thelluara shkencore në patologjitë e aparatit oro-maksillo-facial
Doktoraturë në programin e studimit Shkencat Farmaceutike
Doktoraturë në Studime të thelluara në Otorinolaringologji
19 Maj 2009