Sezoni veror pritet të sjellë drejt Shqipërisë rreth 6 milionë turistë
Kriza ekonomike pritet të favorizojë tregun turistik shqiptar këtë vit. Në 3 muajt e parë të vitit ka një rritje me 7% të numrit të turistëve
Ervin KOÇI
Shqipëria mund të përfitojë të ardhura të konsiderueshme këtë sezon veror dhe deri në fundin e vitit nga turistët e huaj në rast se operatorët turistikë vendas nuk do të abuzojnë me çmimet. Ky është mendimi i specialistëve të Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, të cilët kanë marrë në studim kapacitet akomoduese të vendit tonë përpara nisjes së sezonin turistik. Ata e argumentojnë këtë mendim edhe me faktin se Shqipëria është një destinacion i ri dhe jo i shtrenjtë për turistët e rajonit, të cilët këtë vit do të jenë të detyruar që të shkurtojnë shpenzimet e tyre të qejfit për shkak të krizës ekonomike globale. Këta operatorë mendojnë se ky shans është ideal për tregun turistik shqiptar, pasi ai është destinacioni më i afërt me tregun turistik të vendeve perëndimore, jo aq i largët si Karaibet, Maldivet apo edhe Mesdheu Jugor. Sipas kreut të Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, Sadik Malaj, këtë shans mund ta kapim vetëm duke bashkërenduar promovimin turistik të vendit tonë, në mënyra më agresive e më të larmishme. Ajo që duhet bërë është prezenca me të gjitha mënyrat në këtë treg, duke ekspozuar potencialet e kryesisht përparësitë e plazheve shqiptare, ecurinë e lavdërueshme në infrastrukturën rrugore, që të çon në destinacionet turistike të vendit, ngritjen e strukturave hoteliere në të gjithë gjatësinë e bregdetit shqiptar të niveleve të mira e të lira, si dhe duke evidentuar situatën e mirë politike në vend, në kuadër edhe të anëtarësimit të vendit tonë në NATO.
Fluksi
Ekspertë të Ministrisë së Turizmit thonë se sfida e së ardhmes e turizmit shqiptar është të tërheqë rreth 6 milionë turistë në vit. Sipas tyre, “rreth 600 milionë turistë nga e gjithë bota vizitojnë gjatë një viti vendet e pellgut të Mesdheut dhe sfida është të tërhiqen rreth 1 për qind e këtij grupi në vendin tonë”. Megjithëse rajoni dhe bota po kalojnë një periudhë krize financiare, sipas të dhënave zyrtare të MTKRS-së, 3-mujori i parë i vitit 2009 ka një rritje prej 7 për qind të numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Kjo do të thotë që Shqipëria mbetet një destinacion atraktiv turistik, në këtë krizë ekonomike botërore. Tri anije turistike kanë prekur javët e fundit bregun e qytetit të Sarandës, duke sjellë për vizitë disaditore 800 turistë nga disa shtete të Europës. Operatorët turistikë janë optimistë se edhe ky sezon turistik do të jetë i suksesshëm për nga prurjet e turizmit. Sipas tyre, arsye kryesore se përse do të favorizohet Shqipëria edhe këtë vit, do të jetë mos pajtimi i maqedonasve me grekët në lidhje me emrin e Maqedonisë. Ky konflikt ndërmjet dy vendeve fqinje, pritet të sjellë edhe këtë vit një numër të madh maqedonasish për pushime në vendin tonë, të cilët më parë i kryenin këto pushime në Greqi. Gjithashtu situata jo e favorshme e sigurisë në të cilën është gjendur këtë vit Greqia, pritet të spostojë një numër të madh turistësh në vendin tonë.
Konkurrenca
Shqipëria mund të konkurrojë në tregun turistik rajonal për vitin 2009, në turizmin e rërës dhe detit, për kategoritë ekonomike të turistëve të huaj, duke kombinuar e ndërhyrë secili nga organet ekzekutive, ato vendore me komunitetin e biznesit, duke bërë secili "detyrat e shtëpisë". Sipas operatorëve turistikë, plazhi Durrës-Golem është një unitet turistik, i cili është dhe kapaciteti më i madh akomodues në Shqipëri. "Pavarësisht se ky potencial turistik gjykohet se është pa studime urbanistike, të gjitha kategoritë turistike të vendeve të Evropës Qendrore (Polonia, Sllovakia, Hungaria), vendeve të Evropës Lindore (Rusia, Ukraina, Bjellorusia) dhe vendeve Rajonale (Bosnja, Maqedonia, Kosova) në 80 për qind të kërkesave të tyre duan t'i bëjnë pushimet verore në këtë plazh",- thonë operatorët. Përparësitë e këtij plazhi janë afërsia me dy qytetet më të mëdha shqiptare Tiranën dhe Durrësin, plazhi ranor në kilometra të tëra dhe çmimet përgjithësisht të lira të këtij rajoni", - thonë operatorët. Por në raste të tjera edhe sektori akomodua në vend, pra ai i hotelerisë ka mangësitë e veta. Ai ka probleme në lidhje me nivelin e çmimeve në disa zona turistike, veçanërisht në qiratë e apartamenteve, në cilësitë e gatimeve, në cilësinë e shërbimeve hoteliere, por dhe në çmimet e hoteleve të nivelit me tre yje.
19 Maj 2009